• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

U shkarkuan edhe dy apologjetë të Gruevskit – Zhugiq dhe Dimitrov

July 14, 2017
in POLITIKË
U shkarkuan edhe dy apologjetë të Gruevskit – Zhugiq dhe Dimitrov
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Kulturë i Republikës së Maqedonisë, Robert Allagjozovski sot solli vendim për shkarkimin e drejtorëve të Teatrit për fëmijë dhe të rinj – Shkup, Bratisllav Dimitrov, dhe Teatrit të Komedisë –Shkup, Jelena Zhugiq. Si ushtruese e detyrës drejtoreshë, në teatrin për fëmijë dhe të rinjë – Shkup, u emërua Katarina Ilievska –Siljanovska, ndërsa si ushtruese e detyrës drejtoreshë në Teatrin e Komedisë është emëruar Mirjana Popovska –Ristov.

Ministria e informoi opinionin se “qëllimi i vetëm i emërimit të ushtruesve të detyrës së drejtorëve, është që urgjentisht të çlirohen institucionet kyçe të cilat ishin të robëruara nga kuadre të cilët janë nën kontrollin eplotë të Gruevskit, kuadre mbi baza të të cilëve është akorduar sistematizimi dhe kriteret. Njëkohësisht, ju informojmë se së shpejti do të propozohet ndryshimi i Ligjit për zyrtarë shtetëror, me qëllim të çbllokohen institucionet dhe të sigurohet transfer demokratik i pushtetit në të gjitha resoret”.

Menjëherë kur të plotësohen kushtet ligjore, Ministria për Kulturë përmes një procesi tërësisht të hapur dhe transparent, do të shpall konkurse dhe do të zbatojë procedura për zgjedhje dhe emërim të drejtorëve të ri, në të cilat konkurse dhe procedura të gjithë kandidatët e interesuar nga vetë institucinet, por edhe jashtë tyre, do të munden t’i propozojnë programet e tyre dhe vizionet për departizim, shërim dhe avancim të punës së institucioneve  kulturore në Republikën e Maqedonisë.

Ministria e Kulturës i përgëzoi ushtruesit e detyrave drejtorë të këtyre institucioneve, para së sjithash, siç thuhet në kumtesën, “për guximin e demonstruar të merren me këtë detyrë tepër të rëndë, të komplikuar dhe me përgjegjësi, dhe ti përgjigjen sfidës serioze për mundësimin e kushteve elementare që këto institucione ta kthejnë funksionin e tyre dhe të jenë në shërbim të interesit publik dhe të gjithë qytetarëve.”

Të shkarkuarit Bratisllav Dimitrov dhe Jelena Zhugiq do të mbahen mend për shprehjen e urrejtjes që e mbjellnin në opinion, duke u marrë me kundërshtarët e regjimit të Gruevskit. Zhugiq angazhohej për përdorimin e municionit luftarak kundër demonstrantëve që kërkonin liri, drejtësi dhe demokraci, ndërsa Dimitrov  akuzonte dhe shpifte kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut. Të dy janë pjesë e Revolucionit të Zi, i cili kuminoi me sulm dhune ekstreme ndaj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe tentim për vrasje të deputetëve më 27 prill të vitit 2017.

Tags: Bratisllav DimitrovdrejtorëJelena ZhugiqMinistria e Kulturësndrrimshprehje e urrejtjes
Next Post
DËNIM I FESTIMIT BIZAR TË DIKTATURËS SË ERDOGANIT NË TURQI

DËNIM I FESTIMIT BIZAR TË DIKTATURËS SË ERDOGANIT NË TURQI

“Pa tema tabu!” për VMRO – DPMNE: Maqedonisë i duhen kosmopolitizëm, BE dhe NATO!

“Pa tema tabu!” për VMRO – DPMNE: Maqedonisë i duhen kosmopolitizëm, BE dhe NATO!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom