“Utrinski Vesnik”, media e shtypur që ekziston për 18 vite, shuhet të shtunën, më 29 prill. Kjo gazetë u rezistoi presioneve politike dhe kontrollit të pushtetit dhe i përmbahej, aq sa mundej, informimit objektiv të opinionit gjatë shumë viteve.
Edhe përskaj ndërprerjeve të shumta të vendimeve të punës, ndryshimeve të pronarëve dhe garniturave redaktuese në disa vitet e fundit, gazeta mbijetonte. Megjithatë, opinioni është dëshmitar se në kohë të fundit gjendja u përkeqësua në mënyrë dramatike, kryesisht për shkak të mënyrës së menaxhimit dhe instrumentalizimit nga ana e një strukture të afërt me VMRO – DPMNE, e cila u bë pronare e kësaj dhe gazetave tjera, pjesë të kompanisë Media Print Makedonija.
Në transformimin e fundit që e përjetoi “Utrinski Vesnik”, u formua kompani e re, Media Print DOOEL, e regjistruar në adresën shtëpiake të Aleksandar Dinev, një nga pronarët, por në opinion është e njohur se kontrolli dhe prona në fakt është në duart e klikës biznes – politike të afërt me VMRO – DPMNE. Për shuarjen e Utrinski Vesnik, opinioni e drejton gishtin nga Srgjan Kerim, i cili për kohë të gjatë është në lidhje me fuqitë dhe në maje të kësaj kompanie, dhe me të cilin është e lidhur afera prej para disa vitesh, kur makina e tij dhe vozitësi ishin të parandaluar në tentim të bartin 750.000 euro në shishe të plastikës jashtë kufirit, në Austri.
Përkundër shuarjes së kësaj gazete, kompania e re – e vjetër paralajmëroi punësime të mbi 50 gazetarëve, gjë që e përjashton arsyen ekonomike- financiare për këtë hap.
Maqedonia, sipas indeksit të këtij viti të “Reporterëve pa kufij” për lirinë e mediave, gjindet në vendin e 111 në botë. Nga vendet evropiane, pas Maqedonisë këtë vit janë vetëm Rusia, Bellorusia dhe Turqia.
Paraprakisht, në shkurt 2017, gazetarët nga “Utrinski vesnik”, “Vest” dhe “Dnevnik”, protestonin për mos-pagesën e disa rrogave. Pasi MPM e pagoi rrogën e janarit, grevat u ndërprenë. Mbështetja për 120 gazetarët arriti edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare gazetare dhe të mediave. CIVIL –Qendra për Liri, për grevën me gazetarët, atëherë doli me lajmërim, duke kërkuar zgjidhje emergjente për këtë golgotë të gazetarëve.
Ajo që më së paku opinioni ka pritur, është mbyllja e edhe një medie të shtypur.