Gjendja politike në Republikën e Maqedonisë, nga pavarësimi deri sot, nuk ka qenë më e komplikuar! Pasi që folësi i përbërjes së re të Kuvendit, Trajko Veljanoski vendosi ta thirr, nesër duhet të mbahet koordinimi i deputetëve mandatet e të cilëve janë të verifikuara, me qëllim – vazhdim i seancës konstitutive. Në të njëjtën kohë, pritet që Eurokomisari Han ta relaksojë atmosferën e tensionuar dhe ta lehtësojë procesin e konstituimit të Kuvendit të ri. Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, Han do të realizojë takime me liderët e partive parlamentare, derisa deputetët e zgjedhon folësin e ri, pasi të formohet edhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Mirëpo, tensionet po rriten, sepse VMRO –DPMNE dhe lideri Nikolla Gruevski pa u fshehur thërrasin për protesta masovike. Iniciativa qytetare “ Për Maqedoni të përbashkët”, e afërt me VMRO – DPMNE, kërkoi takim me Eurokomisarin Han. Sipas zëdhënëses së tij koha e kufizuar e Eurokomisarit në Maqedoni, është e rezervuar për takime vetëm me liderët e partive politike relevante.
Bashkësia ndërkombëtare, përmes diplomatëve, dërgon porosi të qarta se është në pritje të Qeverisë së re, e cila do ta kthen Maqedoninë në agjendën Euro – Atlantike, do të merret me krimin dhe do t’i zbatojë proceset e domosdoshme të reformave të cilat do të hapin faqe të re, pas erodimit të tmerrshëm të demokracisë Maqedonase gjatë dekadës së fundit.
VMRO – DPMNE dërgon porosi të qarta – nga pozita e opozitës
LSDM është kategorike se nesër do të bëhet koordinimi në Kuvend pa bllokada, se më në fund do të fillojnë me funksionim institucionet, për fillimin e transferim të pushtetit. I bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe liderit Nikolla Gruevski të tërhiqen nga retorika e dhunshme e cila nxit trazira dhe ndarje te qytetarët për tema joekzistuese, ta pranojnë realitetin, të cilin në fakt “është i pritur nga numri më i madh i qytetarëve në Maqedoni – Qeveria e re e reformave”. LSDM lajmëroi dhe premtoi se “Programi Qeverisë së re është dokumenti i vetëm i cili është në interesin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe e garanton unitetin e shtetit”.
VMRO – DPMNE “po e përgatit dokumentin për dalje nga kriza politike, që do ta dorëzojë deri te të gjitha partitë dhe i cili dokument nuk do të favorizojë asnjë komunitet etnik”. Pa zbuluar detaje, këtë e porositi lideri i partisë Gruevski, në një intervistë për një nga televizionet nacionale, të afërta me VMRO-DPMNE. Ai tha se “Shteti është në rrezik dhe vetëm populli mundet ta mbrojë”. Sipas tij “ rreziku më i madh për Maqedoninë për momentin është Zoran Zaev dhe pranimi i tij i kushtëzimeve për realizimin e të ashtuquajturës Platformë të Tiranës”. Duke thirr për formim të Qeverisë së pakicës, VMRO – DPMNE tregoi gatishmërinë e vet për votimin e programeve të LSDM, që tregon për faktin se VMRO-DPMNE veç më vepron nga pozita e partisë opozitare.
Maqedonia në krizë, presidenti në turne
Në kohë kur Maqedonia dhe qytetarët e saj po përballen para krizës më të madhe politike, presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili sipas shumë ekspertëve, kundër kushtetutës refuzoi t’ia jep mandatin shumicës së re parlamentare, u nis në turne diplomatike. Shkoi për vizitë në Azerbejxhan, ndërsa sot në Hungari, por sidoqoftë, vendosi ta prolongojë vizitën diasporës maqedonase në Australi, për shkak të gjendjeve në vend.
Ai edhe më tej e mban qëndrimin se zgjedhjet e reja munden ta zgjidhin krizën politike. Ky qëndrim është mbështetje e hapur e veprimit pas zgjedhor të VMRO – DPMNE, në tentimin të mbetet edhe më tej në pushtet. Ardhja e Han-it, në fakt është në drejtim të zbutjes së qëndrimit të vendosur të Ivanovit, i cili sipas ekspertëve kushtetues, është pjesë e mjeteve të politikave të VMRO – DPMNE në procesin e thellimit të krizës politike dhe krijimit të klimës, në të cilën kjo parti në zgjedhje do të fitojë përsëri, dhe që do ta amnistojë nga çfarë do përgjegjësi klikën partiake, e cila për 10 vite sundoi me Maqedoninë.
“Fushatë e zezë” ndaj kundërshtarëve të VMRO – DPMNE
Vazhdon “Fushata e zezë” ndaj të gjithë kundërshtarëve të politikave të VMRO – DPMNE. Shteti është i mbushur me lajmërime për vdekje me fytyra të deputetëve të LSDM, të cilët i quajnë tradhtarë, vizitohen nëpër vendbanimet e tyre anëtarët e kësaj partie, ekspertë dhe persona publikë me këndvështrime prodemokratike, dërgohen gjykime publike, adresohen grafite dhe porosi me përmbajtje ofenduese.
Vazhdojnë protestat e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”. Për nesër është paralajmëruar protesta më e madhe deri tani, me prani të qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizuesve të VMRO –DPMNE anembanë Maqedonisë, para parlamentit, gjatë vizitës së katërshes evropiane: Han, Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn dhe koordinimit të paralajmëruar për vazhdimin e seancës parlamentare.
Ndërkohë, MPB ka shpallur urdhër arrest për Sead Koçan, biznesmen i njohur maqedonas, pronar i “Transmet” dhe TV Nova ( e afërt me VMRO –DPMNE) i dyshuar në rastin “Trust”. Prokuroria Speciale Publike e ngarkon Koçanin se së bashku edhe me dy persona, kanë formuar konzorcium i cili përmes pjesëmarrjes në tender me dokumente të falsifikuara, ka fituar tender nga ELEM, me vlerë prej 17 milionë euro.
Në skajet e dramës politike me të cilën i ngarkuan qytetarët, shënohen bilance negative ekonomike. Numri i firmave me nga disa të punësuar rritet, ndërsa firmat për shkak të klimës së pavolitshme shkojnë në falimentim. Rritet edhe pasiguria te qytetarët, si dhe agonia nga frika prej luftës, por edhe frika për mbijetesë në shtetin në kufijtë ekzistuese. Në lojat politike përfshihen edhe nxënës të shkollave të mesme, edhe fëmijë. Kompetentët nuk reagojnë! Mediat pro-qeveritare krijojnë spine, se me formimin e Qeverisë së re mes LSDM dhe partive të bllokut shqiptar, plotësisht do të minohet sovraniteti dhe integriteti i Maqedonisë.
Monika Taleska