CIVIL –Qendra për Liri u paraqit me analizë komparative të raportit përfundimtar të ODIHR për vëzhgimin zgjedhor dhe rekomandimet në raportin “Zgjedhjet 2016” për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar. Analiza ka të bëjë me segmentin, dhe në dy raportet I dedikuar Komisionit Shtetëror zgjedhor dhe Listës së Votuesve.
Në analizën e Biljana Jordanovska, anëtare e Civilit, thuhet:
Misioni për vëzhgim zgjedhor i OSBE/ODIHR u paraqit me raportin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme zgjedhore më 11 dhjetor 2016 në Maqedoni me vlerësim pozitiv për ditën e votimeve, transparencën e procesit zgjedhor dhe për Komisionin Shtetëror Zgjedhor i cili gjatë natës doli me rezultatet e para.
Periudha pas – zgjedhore u vlerësua si e tensionuar, me retorikë të ashpër nga anëtarët e partisë qeverisëse ndaj KSHZ dhe ndaj një pjese të bashkësisë diplomatike në vend për ndërhyrje zgjedhore që rezultoi me rivotim në një Njësi zgjedhore, Vendvotimi 2011, Tearcë, më 25 dhjetor 2016.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor si përgjegjës për zbatimin e proceseve zgjedhore në Maqedoni, me rekomandim të OSBE/ODIHR ishte e përforcuar në sektorin juridik dhe në sektorin IT.
Megjithatë, edhe përskaj disa vërejtjeve pozitive, vlerësimi i përgjithshëm i OSBE/ODIHR është se ekziston nevojë nga revidimi i punës së KSHZ dhe përmirësimi u organizatës së brendshme, efikasitetit dhe transparencës më të madhe në procesin e zbatimit të zgjedhjeve. Rekomandimi plotësues është që të gjitha njësitë e KSHZ të jenë të hapura për publikun dhe në atë mënyrë të kontribuohet për forcimin e besimit të qytetarëve ndaj këtij institucioni. Në këtë mënyrë do të sigurohet sjellja e vendimeve të cilat do të jenë jashtë ndikimit politik dhe partiak.
Moszbatimi i Kodit Zgjedhor, edukimi i pamjaftueshëm i trupit votues, por edhe i Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Bordeve Zgjedhore, si dhe përfshirje e barabartë e minoriteteve etnike në strukturën e KSHZ-së, janë segmente për të cilat OSBE/ODIHR rekomandon të tërhiqet vëmendja dhe në këtë mënyrë të përmirësohet funksionaliteti dhe transparenca në zbatimin e proceseve zgjedhore në Maqedoni.
Sa i përket Listës së Votuesve, detyra e KSHZ-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinës, ishte të bëhet kontrollim i kryqëzuar me bazën e të dhënave nga 11 institucione shtetërore dhe në atë mënyrë të rritet besimi i votuesve për korrektësinë dhe saktësinë e të njëjtit. Kufizimi i të drejtës votuese vetëm me letërnjoftim të vlefshëm ose pasaportë biometrike është në kundërshtim me Kushtetutën dhe KSHZ duhet të sigurojë realizimin e të drejtës votuese të të gjithë qytetarëve. Kjo nënkupton edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor në pjesën e Listës së Votuesve.
Sipas raportit të OSBE/ODIHR, duhet të vendosen mekanizma për kompensim efikas për të gjithë votuesit të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre votuese, për shkak të mungesës në Listën Zgjedhore, ndërsa bashkëpunimi i KSHZ me MPB duhet të vazhdojë në drejtim të azhurnimit të vazhdueshëm të Listës Zgjedhore, i cili, nga ana tjetër duhet vazhdimisht të ketë qasje për shoqërinë qytetare dhe partitë politike.
Problemet procedurale në pjesën e numërimit të votave është vërejtja e 20 vëzhguesve afatgjatë dhe 300 vëzhguesve afat – shkurtë të OSBE/ODIHR në ditën e zgjedhjeve.
Mbi 750 raporte për parregullsi zgjedhore kanë arritur në CIVIL në ditën e zgjedhjeve. Probleme me Listën e Votuesve, votim familjar, ryshfet të votuesve, shkelje e heshtjes zgjedhore, pengim i votimit, dhunë, pengesa në punën e vëzhguesve, janë vetëm një pjesë e parregullsive për të cilat kanë informuar vëzhguesit e Civilit.
Për krahasim, Civili në raportin përfundimtar “Zgjedhjet 2016, zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 e vlerësoi si “trashëgimi nga robërimi dhjetëvjeçar institucional të cilin e zbatojnë partitë qeverisëse.”
Në atë drejtim, parregullsitë dhe pa-efikasiteti në procesin zgjedhor në masë të madhe ishin përgjegjësi e KSHZ. Orvatje të mëdha të vendit dhe ndërkombëtare, profesionalistet, mbështetje dhe legjislativa e re e cila iu dha në dispozicion Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nuk ishin të shfrytëzuara në interesin e të drejtës votuese dhe ligjshmërisë së zgjedhjeve.
Rrëmuja e cila u shkaktua në Listën e Votuesve, jo vetëm që i ndaloi votuesit në realizimin e të drejtës së tyre votuese, por mbyllja e KSHZ ka shkaktuar revoltë te trupi votues.
Civili në vazhdimësi e ka vëzhguar krizën politike dhe gjendjet në të cilat krijoheshin kushtet për zbatimin e zgjedhjeve më 11 dhjetor, prej të cilave pritej të respektohen kushtet minimale të vendosura për zgjedhje të lira. Për fat të keq, “iluzioni” i gjendjes së qetë e vlerësuar nga OSBE/ODIHR rezultoi me tensione post –zgjedhore të cilat edhe më tepër u tensionuan me tensionet e fundit dhe dhunën si reagim i vendimit për formimin e Qeverisë nga LSDM.
Në pritje të zgjedhjeve lokale 2017, Civili ka rekomanduar dhe ende qëndron në të njëjtin qëndrim, analizë urgjente dhe hetime të hollësishme të KSHZ dhe organeve të tij dhe reforma urgjente në këtë institucion. Atë që OSBE/ODIHR e rekomandoi në raportin për KSHZ në pjesën e jotransparencës dhe ndikimit politik, gjegjësisht, zgjedhor mbi këtë institucion, si dhe mos bashkëpunimin me organizatat qytetare të cilat zbatonin vëzhgim në zgjedhjet, është paralajmërimi me të cilin Civili doli që në raportin “Demokracia e diskualifikuar” nga vëzhgimi zgjedhor në vitin 2014. Civili drejtoi paralajmërime serioze dhe rekomandime edhe në publikimin “Zgjedhje të lira: Kusht për të cilin nuk ka negociata”, të botuar në korrik të vitit 2016. KSHZ dhe institucionet tjera relevante mbetën të shurdhër për të gjitha propozimet dashamire dhe konstruktive të Civilit dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Për momentin, nuk ka as përgjigje as përgjegjësi nga institucionet.
Për këtë arsye, pavarësisht sipas cilit raport do të udhëhiqen në reformat urgjente para zgjedhjeve lokale të vitit 2017, institucionet duhet me vëmendje të marrin hapa të domosdoshme për tejkalimin e sfidave të mëdha në sistemin zgjedhor.
Siç qëndrojnë punët për momentin, votuesit mund të presin që fantazmat dhe personat e vdekur përsëri të votojnë, ndërsa të gjallët, votuesit ekzistues, me të drejtë të garantuar votuese, përsëri ta kërkojnë ( dhe mos ta gjejnë) drejtësinë nëpër labirintet institucionale.
Biljana Jordanovska