“Duke e marrë parasysh praninë time 25 vjeçare intensive në gazetari, vlerësoj se jam gazetare objektive e cila vazhdimisht tenton t’i transmetojë të dy palët. Pikërisht kjo më provokoi, të them – mendoj se problemi është se çdo njeri nga ne, që me vite merret me gazetari, qoftë edhe tre vite, e din se çfarë është gazetaria, dhe shumë mirë e din cilat janë parimet e gazetarisë, dhe shumë mirë e din se si duhet ta kryejë punën”, iu drejtua panelistëve të pranishëm, gazetarja e CIVIL Media, Monika Taleska, në panelin “Mes çekanit dhe kudhrës: Mediat dhe gazetaria në procesin zgjedhor”, që u mbajt javën e kaluar në organizim të CIVIL- Qendrës për Liri.
“Larg asaj që secili prej nesh këtu nuk e din se çfarë është gazetaria profesionale, sipas të gjitha standardeve. Sepse gazetarinë Maqedonase fare nuk mund ta shkelim me këmbë, siç e shkelim tani, duhet të shkelemi ne si njerëz. Ne, gazetarët, u shndërruam në tradhtarë, tradhtarë personal, të profesionit tonë, të jetës sonë, të interesave nacionale…Për mua, nocioni gazetar në këtë moment identifikohet me tradhtar. Por duhet të pyetemi pse? Kolegu Sinisha e parashtroi pyetjen – ku duhet ta kërkojmë daljen? Dalja, sipas meje, është në tregimin social. Kolegia Gordana tani po përballet me një problem serioz, nuk them se nuk është përballur edhe më herët, kolegu Ljubisha është përballur shumë më herët. Disa nga ne këtu, pavarësisht nëse kanë pasur ose nuk kanë pasur media, punojnë në mënyrë të ndryshme. Kolegia Biljana vjen nga jashtë, me përvojë të ndryshme në gazetari. Është shumë bukur kur punoni si korrespondent, ose në redaksi të caktuar në një media e cila me të vërtetë i ndjek nevojat e juaja si gazetar, edhe në mënyrë teknike, edhe profesionale, por edhe si njeri, sepse në fund të ditës, ne shkojmë në shtëpi dhe familja jonë kërkon para…”, tha Taleska.
“Kur ju nuk keni mundësi për ekzistencë si njeri, ju bëni ndërrimin e dinjitetit tuaj. Profesionalizmin e ndërroni për paratë mizore të cilat i fitojmë në këtë shtet si gazetarë. Dhe për shkak të mungesës tonë për solidaritet, për shkak të dobësive tona primitive, megjithatë njerëzore, lejojmë të na shkelin partitë politike dhe nga ne të bëjnë shërbëtorët më të mëdhenj në shoqëri. Më falni, por unë problemin nuk e shoh aspak te partitë politike, as te pushteti, por vetëm te ne…Nëse jemi marrim guximin e mjaftueshëm edhe me kusht ta asaj që do të thotë ekzistencë personale, të asaj që do të thotë frikë e mbijetesës për nesër…Unë e kam ndje këtë si njeri, e di se sa është vështirë, kam mbetur pa punë nga më tepër media gjatë profesionit tim. Telma më tha “kartonin e kuq”, Utrinski vesnik më dha “kartonin e kuq”, një gazetë në Australi…Do të thotë, orvatja ynë të mbetemi profesionistë vazhdimisht gjatë jetës sonë, duke mbledhur pjesë dhe mjete financiare, nga një, nga e dyta, nga e treta medie, shumë minimale që të arrijmë deri te një rrogë normale në shoqëri dhe ta ruajmë dinjitetin tonë, kjo është një luftë e vështirë. Problemi, sipas meje, qëndron këtu. Po, të jemi solidarë, t’u tregojmë të gjithëve se çfarë do të thotë të jesh gazetar i vërtetë, e jo kinse- gazetar, t’i shtyejmë ato info -portale të cilat funksionojnë në atë mënyrë dhe përhapin të pavërteta, me respekt për gazetarinë qytetare, por ta ruajmë dinjitetin tonë si njerëz. Dhe të mësohemi të mos ndahemi. Ne, pa dallim nga animi ynë pro ose jodemokratik, të kuptohemi, i ndajmë gazetarët në “të dëgjueshëm” dhe redaktorë të lartë. Kërkoj ndjesë, gazetarë me përvojë dhjetëvjeçare, njëzetvjeçare, janë gazetarë profesionistë, të cilët meritojnë respekt dhe jo qasje arrogante nga kolegët e tyre. Dëshironi informatë objektive? Duhet ta paguani!”, porositi Taleska.
Kamera: Atanas Petrovski