Demonstruesit e udhëhequr nga Partia Demokratike opozitare, pesë ditë me radhë protestojnë para zyrës së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij, si dhe formim të qeverisë e cila do të garantojë zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira.
Në protestën e cila filloi më 18-shkurt, u mblodhën qindra mija simpatizues të Partisë Demokratike. Kryetari Lulzim Basha, deputetë dhe anëtarë të partisë kanë vendosur tenda para Qeverisë. Basha ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri sa Qeveria nuk i pranon kërkesat e opozitës: formimin e Qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Ai i ftoi deputetët nga partia e tij ta bojkotojnë parlamentin dhe njëkohësisht kërkoi të aplikohet votimi elektronik, sepse vlerëson që Rama do të tentojë të manipulojë me procesin zgjedhor.
Tendat dhe demonstrantët si duket nuk i pengojnë shumë Kryeministrit Rama në zbatimin e agjendës së tij. Ai këtë javë e pranoi deputetin e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Aqif Rakipin dhe kishte takime me informuesin special të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Glekenshtajn, i cili pushtetarëve në Tiranë ua prezantoi raportin për Shqipërinë të cilin e miratoi Parlamenti Evropian javën e kaluar.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë caktuar për 18 qershor. Deri tani të gjitha zgjedhjet në Shqipërinë post-komuniste janë të vlerësuara so jo të drejta dhe jo të lira, nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Pas zgjedhjeve në qershor, pritet të fillojnë edhe negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.