“Zgjedhjet nuk kanë mbaruar. Ky eveniment është organizuar herët. Hyjmë në një fazë të komplikuar, e cila, kam frikën se së shpejti do të fiton përmasa të rrezikshme. Për arsye se shohim që në tentimet për falsifikimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve në Maqedoni, filluan të marrin pjesë edhe institucionet më të larta në shtet. Me ndërhyrje të drejtpërdrejtë, jo vetëm me interpretim, por edhe në shkeljen jo vetëm të ligjeve, por edhe të Kushtetutës”, tha d-r Sasho Ordanoski, ekspert i CIVIL –Qendrës për Liri, në promovimin e sotëm të publikimit “Zgjedhjet 2016: Raporti përfundimtar nga vëzhgimi afatgjatë i proceseve politike dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.
D-r Ordanoski këto përfundime i bazon mbi, siç tha “ Kjo aventurë të cilën na e përgatit Presidenti i shtetit”.
“ Ne me të vërtetë fillojmë të ecim në skaj të humnerës, në të cilën duan të na tërheqin të gjithë ata të cilët mendojnë që nëse nuk vazhdojnë të sundojnë me Maqedoninë, do të mbarojë bota dhe që me siguri nuk do të ketë nevojë as Maqedonia të ekzistojë. Kjo është një nga pikat dhe apeloj deri te CIVIL të mbetet i zgjuar dhe me energji dhe entuziazëm të tillë siç i posedonte”, porositi d-r Ordanoski.
Ai iu referua edhe pikës së dytë, për të cilën tha se është pikërisht për Civilin.
“Për më tepër se 30 vite unë jam në sektorin civil. Sektori civil i Maqedonisë nuk ka problem me ekspertiza, viteve të fundit, ose nëse doni, dekadës së fundit, sepse veç më u ndërtuan ekspertiza edhe nga gjenerata më e re. Mirëpo ka problem me bazën, me përbërjen, Civil është organizatë ndryshe nga 95% organizatat joqeveritare në Maqedoni. Do të thotë, atë cilësi që e ka Civili, e kjo është kontakti i vazhdueshëm me njerëzit, sepse kjo është organizatë qytetare, është më tepër i rëndësishëm se sa ne, disa njerëz, dhe njerëz tjerë rreth nesh, që tentojnë t’ia japin Civilit. Në Maqedoni kjo nuk është problem, disponon me numër të mjaftueshëm të njerëzve të mençur, por me rëndësi janë se si janë të vendosur. Problemi qëndron në atë që e tha Ambasadorja Gjermane. Ne, për herë të parë në këto zgjedhje, vijmë në situatë, së paku në një pjesë, të mundet frika. Unë dua të paralajmëroj se nëse nënshtrohet manipulimit të këtillë, i cili nga ana tjetër është legjitim, për arsye se partia qeverisëse ende ka të drejtë të kërkojë zgjedhje të reja, ju garantoj që nëse ata organizojnë zgjedhje, ne më nuk do të kemi as zgjedhje si këto, për të cilat kemi shumë vërejtje.
Ata më asnjëherë nuk do të hyjnë në rrezik, tu ndodh të mos fitojnë 63 deputetë, sa kërkojnë. Dhe kjo tani është inkurajimi ndaj BDI-së. Të shkojmë tani në zgjedhje të reja, mos u mërzitni, nuk do të përsëritet situata në të cilën nuk do të formohet Qeveria. Kjo është një tendencë tepër e rrezikshme, shumë e forcuar pas vendimit të Presidentit. Po shkelim mbi akull shumë të hollë. Shpresoj se Civili do të vazhdojë, ne së shpejti do të kemi nevojë për vazhdimin e këtij lloji të vëzhgimit, sepse mendoj që forcat të cilat po tentojnë të na kthejnë prapa, ende nuk janë për nënçmim..
Në këtë kuptim, unë e uroj Civilin për projektin. I uroj Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë që njeh projekte të këtilla dhe shpresoj që momente si këto do të mund t’i ndajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha d-r Ordanoski, në promovimin e sotëm të publikimit, i cili është rezultat i punës voluminoze të Civilit në vëzhgimin e procesit zgjedhor në Maqedoni, nga të gjitha aspektet.
Monika Taleska
Kamera: Atanas Petrovs
Montazhi: Ermin Klimenta