Avokatja Sandra Gavrillovska, eksperte juridike e CIVIL –Qendrës për Liri, në promovimin djeshëm të publikimit “Zgjedhjet 2016 –Raporti përfundimtar nga vëzhgimi afatgjatë i procesit politik dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë”, tha se publikimi është me rëndësi të madhe për gjeneratat e ardhshme, posaçërisht “duke e pasur parasysh sindromim Maqedonas të harresës së shpejtë”.
“Duke pasur parasysh në kohën në të cilën jetojmë dhe duke pasur parasysh sindromin Maqedonas të harresës së shpejtë, mendoj se ky publikim është me rëndësi të madhe në veçanti për gjeneratat e ardhshme. Publikimi paraqet dëshmi afatgjate për ngjarjet tronditëse politike dhe zgjedhore në Maqedoni gjatë vitit 2016 dhe e pasqyron realitetin i cili ditë e më tej bëhet iluzion. Por, për fat, me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe para së gjithash, me mbështetje e Ambasadës Gjermane, sinqerisht shpresoj që më në fund do t’i japim fund betejës për kthimin e demokracisë dhe vlerave demokratike në Maqedoni”, tha Gavrillovska.