Partnerët e deritanishëm të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, më saktë, liderët Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kanë marrëveshje “procesi i zgjidhjes së Qeverisë së ardhshme të mbetet në duart e VMRO-DPMNE”, vlerëson d-r Sasho Ordanoski, analist politik dhe ekspert i CIVIL-Qendrës për Liri, duke e komentuar tentimin e pasuksesshëm të Gruevskit që në afat prej 20 ditë, të formojë Qeverinë e re.
“Mendoj se faza e ardhshme do të jetë, shmangia e mandatit të LSDM. Mendoj se kjo është marrëveshja mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, që disi të prodhohet – vazhdimi i procesit të zgjidhjes që Qeveria e ardhshme të mbetet në duart e VMRO-DPMNE, ose të shkohet në zgjedhje të reja. Por, ky skenar do të kërkojë shkelje të mëtejme dhe interpretime të gabueshme të Kushtetutës dhe thellësimit të krizës politike në Maqedoni. Në fund të fundit, së shpejti do të shohim nëse LSDM dhe partitë tjera në parlamentin, pa VMRO-DPMNE-në do të arrijnë të formojnë shumicën për formimin e qeverisë, sepse ky është proces të cilin nuk mund ta ndalojë as presidenti i shtetit. Ndërsa, për shpallje të zgjedhjeve të reja, do të vendosë shumica në parlament, dhe jo parti të caktuara ose Ivanovi”, deklaroi për CIVIL Media, Dr. Ordanoski.
Ai shton se Gruevski sot pa dyshim do të duhet t’ia kthejë mandatin presidentit të shtetit, Ivanov. Ndërsa e gjithë situata do të zgjidhet nëse LSDM arrin të tregojë se ka shumicë nga 61 deputetë.
“Në atë rast, VMRO-DPMNE dhe disa aleatë të tyre, jo vetëm se nuk kanë të drejtë, por edhe nuk kanë fuqi për shkelje të tilla të drejtpërdrejta të përcaktimeve ligjore dhe kushtetuese”, përfundon Dr. Ordanoski.
Në pyetjen – vallë në këtë fazë të krizës politike ekziston mundësia nga destabilizimi i shtetit, Dr. Ordanoski përgjigjet: “Çdo herë ekziston rreziku nga destabilizimi i shtetit, kur ka situatë në të cilën elita e mëparshme qeverisëse duhet të gjykohet për krimet e kryera”.
Monika Taleska