• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Ka dallim – mes sallatave e platformave kombëtare!

January 28, 2017
in MENDIMI I LIRË
Ka dallim – mes sallatave e platformave kombëtare!
Share on FacebookShare on Twitter

Nga “Platforma Shqiptare” e trumbetuar në të gjitha anët, me ndihmë të Prishtinës e Tiranës bile, para ca ditëve, ramë në katër kushtet e “panegociueshme” të BDI.

Sot po dëgjojmë, se nga katër kushtet rreth të cilave nuk ka kompromis, ramë në një!

Shkruan: Petrit Saraçini

Besoj se tash shumëkujt po i qartësohet ajo që e thoshte djaloshi me topin e kristaltë që në fillim, se Deklarata e tre partive shqiptare, e cila në mënyrë pretencioze u quajt “Platforma shqiptare” – është vetëm një instrument i BDI-së për neutralizim të disfatës zgjedhore (dhe opozitës shqiptare), si dhe për bashkëndarje të fajit për dështimet e shumta nga e kaluara, por edhe nga e ardhmja. Edhe atë, jo vetëm sa i përket avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, por në përgjithësi, duke kyçur këtu fajin edhe për qeverisjen kriminale e skandaloze e cila solli mbarë qytetarët dhe vendin në mjerim.

Platformë, e cila asnjëherë nuk ka pasur për qëllim që të realizohet seriozisht. Një platformë, e cila as që ka tentuar seriozisht të kyçë mbarë faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Të mos flasim për përfaqësuesit e institucioneve shkencore e arsimore, sektorin civil, intelektualët dhe ekspertët (po, po, se ka edhe të tillë), shoqatat kulturore, etj.

Platformë, në të cilën vallen e udhëheq ai që gjatë fushatave premton zyrtarizim të gjuhës (ose thotë që e ka zyrtarizuar), president konsensual, një prej tre posteve kryesore shtetërore për shqiptarët, buxhet proporcional…e pastaj i harron të gjitha (si edhe kësaj radhe) dhe kënaqet me dhuratat e antishqiptarit Gruevski, sikur që kënaqet një indian që u jep të bardhëve flori, në këmbim për – pasqyrka.

Një platformë e bërë brenda disa orëve, shumë-shumë dy-tre ditëve, nëpër zyrat dhe kuzhinat partiake po edhe të shërbimeve të ndryshme për “informim” dhe propagandë, asnjëherë nuk mund të jetë “Platformë shqiptare”.

E kam një porosi për kuzhinierëve, por edhe për të gjithë ata, që me sinqeritet dëshirojnë të bëhet një platformë, apo, të hidhen në letër e plan veprimi – në mënyrë dinjitoze , të argumentuar dhe reale – gjërat të cilat u takojnë shqiptarëve në Maqedoni.

Platformat kombëtare nuk janë sallata! Ato nuk përgatiten për 5 minuta, sa për të kënaqur nevojat e politikës së përditshme.

Jo që ai proces te shqiptarët nuk duhet të fillojë sa më shpejt. Por, zor se do të fillojë, përderisa politikën te shqiptarët në Maqedoni e diktojnë – sallatambjellës!

Next Post
Gruevski nuk pati sukses – Ivanovi në lëvizje!

Gruevski nuk pati sukses – Ivanovi në lëvizje!

Ordanoski: Gruevski dhe Ahmeti do të kërkojnë shmangien e mandatit të LSDM!

Ordanoski: Gruevski dhe Ahmeti do të kërkojnë shmangien e mandatit të LSDM!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom