• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Protestat dhe aksione guerile anembanë Maqedonisë

May 13, 2016
in POLITIKË
Protestat dhe aksione guerile anembanë Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat në të gjithë Maqedoninë dhe më shumë aksione guerile i shënuan ditët e fundit. Me veprime inventive guerile edhe Vallandova u regjistrua në listën e gjatë të qyteteve ku qytetare(ë)t përditë shprehin revoltën e tyre kundër garniturës në pushtet.

Pas paralajmërimit për ardhjen e presidentit Gjorge Ivanov për vizitë në vendlindjen e tij në Vallandovë dhe në manastirin Shën Gjergji, anëtarë të organizatës rinore Agimi nga ky qytet e përshëndetën atë me grafitë. Nëpërmjet mbishkrimeve vallandovasit porositën: “Dorëheqje”, “Vrasës”, “Shutka nuk të ik Nikolla”, “Vrasja nuk fshihet, gjaku prej duarve nuk shpërlahet”. Grafiti i cili ishte i drejtuar personalisht për bashkëqytetarin e tyre thoshte: “Gjorge, Vallandova turpërohet prej teje”.

13138787_10209710268381234_5683618131196261113_n
Vallandovë, 6 maj 2016

Sipas informative të vëzhguesit afatgjatë të CIVIL nga Vallandova, për grafitin e shkruar në ndërtesën e Shtëpisë së

Kulturës, policia ka ngritur kallëzim kundër kryerësit të panjohur.

струмица
Strumicë, 7 maj, 2016

Transparentë me mesazhe të ndryshme gjatë kësaj fundjave ishin vendosur edhe në Strumicë, para fillimit të protestës të së shtunës. Edhe kësaj proteste i printe një automjet, në të cilin ishte vendosur fikusi “Horhe”.

струмица 1
Strumicë, 7 maj, 2016

 

Në protestë, demonstruesit thërrisnin “Dorëheqje!”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!”, “Uaaa mafia!” dhe hidhnin balona me ngjyra të ndryshme mbi posterat e presidentit Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski.

13199014_10209601716502461_1956838570_o
Veles, 6 maj 2016

Protesta e dhjetë radhazi në Veles, si të gjitha të mëparshmet, ka kaluar qetë, pa incidente dhe dhunë. Sipas vëzhguesit afatgjatë të CIVIL-it nga Velesi, në sheshin S’rmaale janë lexuar kërkesat e #Protestoj.

Kundër-protesta e organizuar nga GDOM u mbajt përpara selisë së VMRO-DPMNE-së. Kordoni i policisë ishte vendosur në mes të dy grupeve të protestuesve për të parandaluar ndeshjen dhe dhunën mes tyre. Në kundër-protestë u drejtua Elica Nikolova, drejtoreshë e Muzeut në Veles.

 

13162356_1341920899156356_1763637472_n
Manastir, 7 maj, 2016

Gjatë protestës të shtunën në Manastir, demonstruesit, duke mbështetur “Revolucionin e larmë” e ngjyrosën me ngjyra të ndryshme monumentin e Filipit II, të vendosur në sheshin Magnolia. Nga atje, manastirasit u drejtuan në drejtim të zyrës së presidentit Ivanov në Manastir, si dhe drejt Gjykatës Themelore në Manastir, të cilat po ashtu u ngjyrosën me bojërat e parapara për institucionet publike që janë pjesë e rrjetit kriminal të partisë në pushtet.

13128838_10154196357727430_922482245_o
Manastir, 8 maj, 2016

Protestuesit kërkuan lirimin e të gjithë protestuesve anti-qeveritarë. Protesta përfundoi para komunës së Manastirit, ku protestuesit i përsëritën kërkesat e tyre. Te Shtëpia e Oficerëve, anën tjetër të Sokakut të Gjerë, u mblodhën qytetarët që mbështesin pushtetin, në organizim të lëvizjes GDOM. Ata kërkuan që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.

 

битола недела 2
Manastir, 8 maj, 2016

Përveç asaj që e diela është dita e vetme kur nuk organizohen protesta pro-demokratike nëpër Maqedoni, manastirasit përsëri i theksuan kërkesat e tyre nëpër rrugët e qytetit. Përpara ndërtesës të Komunës së Manastirit, ishte vendosur kontejner plehrash, me mbishkrim “Gdomi i kryetarit”.

кочани
Koçanë 7 maj, 2016

 

Të shtunën sërish protesta dhe kundër-protesta në Koçanë: dy grupe, me kërkesa të ndryshme, por pa hapësirë për përleshje dhe dhunë.

 

ресен
Resnjë, 6 maj, 2016

“Revolucioni i larmë” për herë të dytë në Resnjë. Protestuesit marshuan drejt Gjykatës, e cila u përmbyt me vezë. Resnjarët, duke valëvitur flamuj maqedonas, shqiptarë dhe turk, vazhduan në drejtim të ndërtesës së Komunës së Resnjës, ku u pritën nga njësitë speciale të policisë. Protestuesit ishin të “armatosur” me bojë dhe vezë, të cilat i hodhën drejt ndërtesës së komunës. Në të njëjtën kohë, para shtëpisë përkujtimore të dr. Hristo Tatarçev, në organizim të GDOM, u mbajt një kundër-protestë.

Protestat vazhdojnë edhe sot, në dhjetë qytete, duke përfshirë edhe Berovën, e cila për herë të parë bashkohet me “Revolucionin e larmë”.

Tags: aksione guerileanembanë Maqedonisëprotestat
Next Post
Zaev: Të shfuqizohet falja e kriminelëve të pushtetit

Zaev: Të shfuqizohet falja e kriminelëve të pushtetit

Ndërhyrje pa leje në TV 21: Vazhdon sjellja banditeske e përdhunuesve të Gruevskit!

Ndërhyrje pa leje në TV 21: Vazhdon sjellja banditeske e përdhunuesve të Gruevskit!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom