CIVIL – Qendra për Liri, në koordinim me Ambasadën e Ukrainës, pas thirrjes publike të ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, u bëri thirrje të gjithë njerëzve humanë t’i bashkohen aksionit humanitar Ngrohtësi për Ukrainën për mbledhjen e fondeve dhe gjeneratorëve për furnizim me energji elektrike për familjet, shkollat dhe spitalet në vend.
“Dimri po përdoret si armë. Përgjigjja jonë është e thjeshtë dhe njerëzore: ngrohtësi, kujdes dhe përgjegjësi e përbashkët – nga njerëzit për njerëzit, përtej kufijve”, thuhet në njoftimin e CIVIL-it.
Infrastruktura energjetike e Ukrainës është nën sulme të vazhdueshme dhe të qëllimshme. Energjia elektrike dhe ngrohja po shkatërrohen. Familjet dhe fëmijët po përballen me kushte ekstreme dimërore.
Çdokush mund të ndihmojë në mënyra të ndryshme. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shpëtimit të një fëmije, jeta e të cilit është e rrezikuar nga i ftohti vdekjeprurës.
Njerëzit humanë mund të dhurojnë gjeneratorë ose ndihmë financiare për blerjen e pajisjeve të domosdoshme energjetike për familjet dhe komunitetet ukrainase që kanë më së shumti nevojë.
Informacione dhe koordinim
Për blerjen ose dorëzimin e pajisjeve energjetike, mund të kontaktoni Ivan Prymachenko (ivan.prymachenko@mfa.gov.ua dhe tel. +380 67 455 91 39 / WhatsApp, Viber ose +389 70 771 474).
Donacione
Mjete financiare në çdo shumë mund të dhurohen përmes Fondacionit Karitas Maqedonas Shkup, llogaria bankare: 300000004360186, Banka Komerciale, me qëllim-dërgesë: Ndihmë për Ukrainën.
Shpërndarje
Një ndihmë e madhe do të jetë edhe shpërndarja e mesazheve të kësaj fushate në rrjete personale, profesionale dhe institucionale, me qëllim që thirrja të arrijë te sa më shumë njerëz. Hashtag: #NgrohtësiPërUkrainën.
Kjo nuk është një donacion i zakonshëm. Kjo është një thirrje për solidaritet me Ukrainën dhe dëshmi se terrori dimëror nuk do ta thyejë solidaritetin njerëzor.
CIVIL – Qendra për Liri
