• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EDUKIM

5 mënyra për të njohur manipulimet në media

Një kontribut edukativ për të dalluar faktet nga manipulimet, veçanërisht gjatë periudhës parazgjedhore.

August 31, 2025
in EDUKIM, MEDIA, ZGJEDHJE
5 mënyra për të njohur manipulimet në media
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë zgjedhjeve ose në kohë krize politike, publiku shpesh bombardohet me “ekskluzive” dhe “skandale” që duken tronditëse, por jo gjithmonë mbështeten me fakte. Në vend të provave, shpesh përdoren teknika që krijojnë dyshim dhe mosbesim ndaj kundërshtarëve politikë. Ja disa shenja që ju ndihmojnë të njihni përmbajtjen manipuluesе në media:

1. Pyetje në vend të fakteve

Kur një artikull gazetaresk bën një sërë pyetjesh (“A ka konflikt interesi?”) në vend që të japë përgjigje, kjo është shenjë se qëllimi është të mbillet dyshim e jo të informojë.

2. Fajësim përmes lidhjes

Nëse një person ose kandidat përmendet në kontekstin e një institucioni apo biznesi “të dyshimtë” pa prova konkrete, kjo është përpjekje për të krijuar “faj përmes lidhjes”, ku çdo lloj lidhjeje paraqitet si bazë për dyshim.

3. Thirrje tek autoriteti – pa prova

Kur përmendet një emër ose institucion i respektuar (“ekspert kundër korrupsionit”, “ish-zyrtar”), por pa deklaratë apo dokument konkret, kjo është teknikë manipulimi që synon të krijojë një ndjesi të rreme besueshmërie.

4. Koha e publikimit

Nëse artikulli shfaqet menjëherë para zgjedhjeve ose në kulmin e një krize politike, pyesni veten pse është publikuar pikërisht atëherë.

5. Mungesa e përgjigjes nga pala tjetër

Çdo artikull serioz kërkon mendimin e të gjitha palëve të përfshira. Nëse kandidati ose institucioni nuk janë pyetur ose cituar, kjo është një tjetër shenjë e qartë e njëanshmërisë dhe e një operacioni për diskreditim.

Mbani mend: Artikujt manipulues nuk përmbajnë gjithmonë gënjeshtra. Ndonjëherë mjafton të bëhen pyetje sugjestive, të përdoren fakte të zgjedhura ose të nënkuptohet faji për të ndikuar tek lexuesit.

Prandaj – lexoni me kujdes, verifikoni burimet dhe pyesni: Ku janë provat?

CIVIL – Qendra për Liri

Zëri juaj ka fuqi. Përdoreni!


Si të kontaktoni CIVIL?
📧 monitoring.civil@gmail.com
💬 Inbox: facebook.com/civil.mk


Ky tekst është një kontribut edukativ për pyetje dhe tema kyçe në jetën shoqërore dhe politike, me qëllim mbrojtjen e publikut nga dezinformatat, manipulimet dhe operacionet e ndikimit nga aktorë vendas ose të huaj.
Teksti është pjesë e projektit “Navigatori i Demokracisë” (Democracy Navigator) – një nismë e CIVIL që ofron përgjigje strategjike ndaj dezinformatave dhe kërcënimeve hibride dhe kontribuon në ndërtimin e rezistencës demokratike, me fokus të veçantë në Zgjedhjet Lokale në Maqedoninë e Veriut.
Qëndrimet dhe gjetjet e paraqitura në këtë tekst janë përgjegjësi e plotë e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë qëndrimet e donatorëve apo të partnerëve të tjerë të lidhur me organizatën.
Next Post
Në udhëkryq: Mbrojtja e lirisë së mediave fillon në Evropën Lindore

Në udhëkryq: Mbrojtja e lirisë së mediave fillon në Evropën Lindore

Liria e mediave nën presion: Organizatat evropiane japin alarmin

Liria e mediave nën presion: Organizatat evropiane japin alarmin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom