• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EDUKIM

RIMENDO (RETHINK): Ndrysho perspektivën, ruaje planetin

May 26, 2025
in EDUKIM, POLITIKA TË GJELBRA
RIMENDO (RETHINK): Ndrysho perspektivën, ruaje planetin
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia qarkulluese është një sistem prodhimi dhe konsumi që synon zgjatjen e ciklit jetësor të produkteve, materialeve dhe burimeve përmes ripërdorimit, rinovimit, riciklimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tyre, duke zvogëluar në këtë mënyrë  mbeturinat dhe ndikimet negative në mjedis.

Për të arritur qëllimet (sisteme të qëndrueshme ekonomikisht dhe mjedisor) të ekonomisë qarkulluese, theksi vihet në të menduarit inovativ në të gjitha proceset e prodhimit, në të menduarit sistematik, në zgjatjen e jetëgjatësisë së produkteve, si dhe në procesin e riciklimit.

Pesë parime të ekonomisë rrethore (koncepti 5R)

Rethink (Rimendo) – Të rimendosh se si e shfrytëzoni dhe krijoni konsumin

Të ndryshohet qasja: Të zgjidhet mënyrë e qëndrueshme e jetës, të krijoihen produkte me mbeturina më të vogla dhe afat më të gjatë.

Refuse (Refuzo) –Të refuzosh diçka që nuk të duhet ose që krijon mbeturina

Refuzo plastikë për përdorim të njëhershëm, paketime të panevojshme, materiale promovuese që janë mbeturina

Reduce (Redukto) – Të reduktoni sasinë e mbeturinave dhe resurset që i përdorni

Bleni më pak, zgjidh produkte me më pak paketim, kurse energji dhe ujë.

Reuse (Ripërdor)– Të përdorni diçka disa herë në vend se ta hudhni

Përdorni shishe, çanta, veshje dhe gjëra tjera disa herë, riparoni gjërat e dëmtuara në vend se të bleni tjera.

Recycle (Riciklo) -Përpunoni mbeturinat dhe shndërroni në produkte të reja.

Ndani mbeturinat ( letër,plastikë, metal), dërgoni  në riciklim dhe mbështetni prodhimin e produkteve nga materiale të ricikluara.

 

  1. ( Rethink) Rimendo

Rimendimi do të thotë të ripërcaktojmë zakonet dhe zgjedhjet tona kur bëhet fjalë për konsumin dhe gjenerimin e mbeturinave. Në vend që të blejmë automatikisht produkte të reja ose të pranojmë gjithçka që na ofrohet, duhet të shqyrtojmë nëse na duhen vërtet produkte dhe nëse ka alternativa më të qëndrueshme.

Për shembull, në vend që t’i zëvendësojmë telefonat ose veshjet për çdo vit, mund t’i përdorim më gjatë, t’i riparojmë ose të blejmë produkte cilësore që zgjasin. Në kompani, parashikimi mund të nënkuptojë gjithashtu optimizimin e proceseve për të zvogëluar mbeturinat gjatë prodhimit, zgjedhjen e materialeve që janë më pak të dëmshme për mjedisin dhe planifikimin e produkteve në mënyrë që ato të kenë një jetëgjatësi më të madhe. Ky hap është baza për zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonomi qarkulluese.

Në praktikë, ne mund ta zvogëlojmë konsumimin dhe grumbullimin e gjërave që nuk na duhen nëse sa herë që jemi gati të dalim nga shtëpia e pyesim veten:

  • Çfarë më duhet vërtet sot?
  • Si do të ndikojë zgjedhja ime në natyrë, në vendin tim të banimit?

Përmbajtja është pjesë e projektit të CIVIL-t  / CIVIL-i i Gjelbër  “Më jepni pesë!” në kuadër të nismës së madhe rajonale për të shënuar Javën e Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor (26 maj – 1 qershor 2025) nën moton “Nga zgjidhjet lokale te ndikimi rajonal”, zbatuar nga rrjeti rajonal LogEx, anëtar i të cilit është CIVIL-i, me nismën  e organizatës së njohur të think tank-ut Ballkan Forum nga Kosova, dhe me mbështetjen e Fondit Rockefeller Brothers nga SHBA.

Next Post
Filloi Java e Ekonomisë Qarkulluese 2025 në Ballkanin Perëndimor: CIVIL-i me nismë të titulluar “Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë!”

Filloi Java e Ekonomisë Qarkulluese 2025 në Ballkanin Perëndimor: CIVIL-i me nismë të titulluar “Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë!”

“Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë! – Konferencë rajonale online e CIVIL-it të Gjelbër

“Më jepni pesë për ardhmëri më të mirë! – Konferencë rajonale online e CIVIL-it të Gjelbër

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom