• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MONITORIM

RAPORTI ZGJEDHOR (2): Shkelje e heshtjes zgjedhore në disa mënyra; himne partiake, sugjerime për votim

May 8, 2024
in DREJTPËRDREJT, MONITORIM, ZGJEDHJE
RAPORTI ZGJEDHOR (2): Shkelje e heshtjes zgjedhore në disa mënyra; himne partiake, sugjerime për votim
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kopshtin e fëmijëve  “Pranvera( Proleçe)” në Kozle, një vëzhguese nga celulari i  saj luan himnin e një partie të caktuar politike në hapësirat e vendvotimit, pa asnjë reagim nga anëtarët e komisionit zgjedhor.  Vetëm pas reagimit të një qytetari, nga komisioni kanë reaguar.

Në vendvotimin e njëjtë, anëtarët e bordit zgjedhor  me zë të lartë i thonë  emrat e votuesve dhe komentojnë me zë të lartë nëse dikush refuzon të marrë njërën nga fletët e votimit. Kjo paraqet shkelje të fshehtësisë së votës, si dhe ndikim, pra thyerje të heshtjes zgjedhore.

Në vendvotim në Aerodrom, anëtarët  bordit zgjedhor pyesin me zë të lartë se pse disa qytetarë nuk e pranojnë njërën nga fletëvotimet.

Por ka vende ku heshtja zgjedhore thyhet në një mënyrë tjetër. Le t’i hedhim një sy.

Në  vendvotimin në Sh. F. “Hasan Prishtina”, në Çair, anëtar i Bordit Zgjedhor sugjeron që të mos votohet për president.

Në Kumanovë në shkolllën fillore  “Tane Georgievski”, një personi me aftësi të kufizuar (person i verbër) nuk i është siguruar e drejta e votës për shkak se nuk ishte në Listën zgjedhore. Bordi zgjedhor ka bërë  shënim dhe e drejtoi atë në Komisionin zgjedhor komunal  për të raportuar.

Në Manastir, në shkollën “Kolë Kaninski”, vëzhguesit dhe anëtarët e Këshillit Zgjedhor nuk mbanin distinktivë identifikues. Në një bisedë në vetë vendvotimin, anëtarët e IAP-së kanë treguar se KSHZ-ja u ka dorëzuar vetëm 3 distinktivë dhe meqenëse janë 7, askush nuk mbante distinktiv.

Në Kërçovë, vendvotimet në shkollën   “Sande Sterjoski”, anëtar i bordit zgjedhor  kishte një shenjë partie në anën e pasme të telefonit.

Fshati Llërcë, dy votues kanë ardhur të votojnë bashkë, njëri e ka fotografuar tjetrin gjatë votimit, që është një nga parregullsitë, dhe është e ndaluar me ligj.

Next Post
RAPORTI ZGJEDHOR (3):Thirrjet për bojkotim të presidencialeve në rritje; nëpër vend kanë filluar festimet për fitore

RAPORTI ZGJEDHOR (3):Thirrjet për bojkotim të presidencialeve në rritje; nëpër vend kanë filluar festimet për fitore

RAPORTI ZGJEDHOR (4): Dita e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare kaloi qetë dhe pa incidente

RAPORTI ZGJEDHOR (4): Dita e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare kaloi qetë dhe pa incidente

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom