• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MONITORIM

RAPORTI ZGJEDHOR (1): Fillim i qetë i ditës zgjedhore; shkelje e heshtjes zgjedhore

May 8, 2024
in DREJTPËRDREJT, MONITORIM, ZGJEDHJE
RAPORTI ZGJEDHOR (1): Fillim i qetë i ditës zgjedhore; shkelje e heshtjes zgjedhore

FOTO/Diana Tahiri/CIVIl MEDIA

Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri është duke vëzhguar raundin e sotëm të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe do të mbajë katër konferenca për media në gjuhën maqedonase dhe katër në gjuhën shqipe në të cilat do të shpallë të gjeturat nga monitorimi zgjedhor i procesit zgjedhor në mbarë vendin.

Dita dhe nata e djeshme kaloi në shenjën e thyerjes së heshtjes zgjedhore. Aktivistë dhe zyrtarë partiakë, por edhe profile anonime në rrjetet sociale, të njohura për Ekipin e Monitorimit të Civil-it si propagandues partiakë – bënë një luftë të vërtetë në rrjetet sociale.

Ky konstatim vlen për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot. Në platformën mediatike të CIVIL-it, së shpejti do të ketë një raport më të detajuar për këtë gjetje të parë të organizatës.

Dita filloi e qetë dhe deri më tani nuk janë vërejtur shqetësime serioze të procesit zgjedhor.

Në një vendvotim në Aerodrom (në SH.F. Blazhe Koneski), një anëtare e Këshillit zgjedhor e pyeti kolegen e saj nëse duhet t’i japë dy fletëvotimet tek votuesi, ajo është përgjigjur me fjalët: Të dyja, për çfarë tjetër  ka ardhur ?

Pyetja duhet t’i drejtohet votuesit dhe nuk është objekt diskutimi. Këshilli zgjedhor nuk ka të drejtë të sugjerojë apo të vendosë për zgjedhësin. As për të diskutuar.

Gjithashtu,  janë shtuar thirrjet për bojkot, përmes grafiteve dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Kuriozitet është edhe thirrja për bojkot për arsye fetare. “Mos votoni, kini frikë Allahun, ai është i vetmi për të cilin mund të votoni.”

Në Zhelinë, në, anëtar i komisionit zgjedhor  ka fotografuar një votues duke e futur fletën e votimit në kutinë e votimit.

Në Kumanovë, vëzhgues partiak, në maskën e telefonit i është ngjitur një simbol i partisë.

Në Sveti Nikolle, përfaqësuesit e partive politike nuk kanë letra kredenciale dhe është e pamundur të dihet nëse ata janë me të vërtetë partiakë apo njerëz të rastësishëm.

Në një nga vendvotimet në  Probishtip,”, nuk ka rampë për personat me aftësi të kufizuara, në të dy objektet ku janë vendosur kabinat e votimit.

Në një nga vendvotimet në Ohër, tre aparate për gjurmë gishtash nuk kanë funksionuar, për shkak të kësaj fillimi i votimit ka filluar me tridhjetë minuta vonesë. Tani votimi zhvillohet normalisht me një llambë UV.

Në Jegunovcë, në. “ALEKSANDAR ZDRAVKOVSKI” v. Jançishte teksa vëzhguesja jonë po identifikohej kur e pa se ishte nga CIVIL-i, Aleksandri anëtar i OE-së iu drejtua anëtarit të LSDM-së duke i bërtitur “çfarë OJQ është kjo, LSDM i financon, vetëm Xhabiri shkruan për LSDM-në, fondet e Sorosit, i financon Zaev, a do të vëzhgojnë…” Ajo është lejuar të vëzhgojë pa problem.

Civil-i ka vendosur 80 vëzhgues të lëvizshëm në të gjithë vendin.

Për çdo parregullsi, mund të raportoni – ku, nëse jo në Civil.

Lexoni raportet nga terreni në CivilMedia.mk në gjuhën maqedonase, si dhe në gjuhën shqipe në  Drejt.mk.

Tags: CIVIL - Qendrën për Liri.zgjedhje 2024zgjedhje parlamentarezgjedhje presidenciale
Next Post
RAPORTI ZGJEDHOR (2): Shkelje e heshtjes zgjedhore në disa mënyra; himne partiake, sugjerime për votim

RAPORTI ZGJEDHOR (2): Shkelje e heshtjes zgjedhore në disa mënyra; himne partiake, sugjerime për votim

RAPORTI ZGJEDHOR (3):Thirrjet për bojkotim të presidencialeve në rritje; nëpër vend kanë filluar festimet për fitore

RAPORTI ZGJEDHOR (3):Thirrjet për bojkotim të presidencialeve në rritje; nëpër vend kanë filluar festimet për fitore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom