Aktivisti qytetar dhe gazetari Petrit Saraçini porosit: Dilni dhe votoni! Mos lejoni që dikush tjetër të sjell vendime në emrin tuaj.
“Që të funksionojë demokracia, është e rëndësishme të dëgjohet fuqishëm zëri i qytetarëve. E zëri i qytetarëve, më së fuqishmi dëgjohet gjatë zgjedhjeve.
Atëherë qytetarët vendosin se kush do ti përfaqësojë, kush do ti udhëheq drejt një të ardhmes më të mirë, përata për familjet e tyre dhe për mbarë vendin.
Prandaj, dilni dhe votoni! Mos lejoni që dikush tjetër të sjell vendime në emrin tuaj.
Bëhuni pjesë e procesit demokratik, bëhuni pjesë e një të ardhmes më të mirë për të gjithë ne. Vetëm me votim, jeni sovranë të vërtetë dhe pronarë të vërtetë të shtetit!
Vetëm me votim ju vendosni se në çfarë drejtimi do të ecim të gjithë ne.
Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e demokracisë!”, porosit Saraçini.
Bashkohuni dhe krijoni planin tuaj për votim:
https://actionnetwork.org/forms/glasaj
Nismën mund ta ndiqni në platformën mediatike të CIVIL Media dhe në rrjetet sociale: