“Për ruajtjen e zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë janë të rëndësishme ato raporte mes qytetarëve dhe mes komuniteteve, por i rëndësishëm është edhe sistemi politik dhe besimi në institucionet. Është detyra jonë të ndërtojmë institucione në të cilat ka besim dhe që institucionet të kujdesen për qytetarët, veçanërisht për ata që janë më të margjinalizuarit”, tha Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i AOPZ-së, në konferencën e CIVIL-it “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. : Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet”.
Hoxhiq theksoi se shpresa është të kemi një shtet që është një demokraci funksionale me institucione funksionale, si dhe komunitete të përfshira në vendimmarrje.
“Një nga rekomandimet e BE që vazhdon prej vitesh është që komunitetet pakicë të mos përfshihen sa duhet në vendimmarrje. Le t’i shfrytëzojmë të gjitha dallimet tona dhe t’i përfshijmë në shoqërinë tonë”, thotë Hoxhiq.
Hoxhiq theksoi se zgjidhjet i sheh në respekt të frymës së Marrëveshjes Kornizë, e cila solli paqe në shoqërinë tonë.
“Përpjekje e përbashkët në arritjen e asaj që quhet qëllimi strategjik i vendit tonë për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së. Të drejtat nuk jepen një herë e përgjithmonë, por përmirësohen me kontekstin dhe veçanërisht me kohën në të cilën jetojmë,” tha Hoxhiç.
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska