“Bashkë me ngecjen tonë në integrimet euroatlantike, shfaqet një fenomen, të cilin e kanë mësuar shumë vende evropiane, që është se multikulturalizmi dhe fryma e tolerancës dhe vlerave të përbashkëta në shoqëri nuk transmetohen gjenetikisht nga një brez në tjetrin dhe se. nuk mbyllen njëherë e përgjithmonë . Duhet të punohet vazhdimisht. Shumë lehtë, vendet që kanë një vakum në një lloj vizioni të përbashkët për të ardhmen, vlerat e përbashkëta, idealet apo synimet, kthehen lehtësisht në atë rrugë, e cila do të jetë një sfidë për ne në periudhën e ardhshme”, tha Konsulli i Nderit i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Petar Arsovski, në konferencën e CIVIL-it “Marrëdhënietmes komuniteteve: perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet”.
“Kapaciteti ynë për t’i trajtuar dallimet tona si një përparësi, jo si një pengesë, është diçka që duhet ta mësojmë. Kapaciteti ynë për të formuar një të ardhme të përbashkët është gjithashtu diçka që duhet të bëjmë. Prandaj investimi në këtë lloj dialogu të përhershëm dhe praktika gjithëpërfshirëse politike, sociale dhe kritike janë shumë të rëndësishme për ne”, theksoi Arsovski.
Arsovski theksoi se Luksemburgu mbetet një mbështetës i fuqishëm i aspiratave euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të interesuara në shoqëri të bëjnë gjithçka që është e mundur.
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska