• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home QËNDRIME

Arti i rrugës: Thjesht art apo shpërndarje e qëllimshme masive e mesazhit

December 7, 2022
in QËNDRIME, MEDIA, TË DREJTAT E NJERIUT
Arti i rrugës: Thjesht art apo shpërndarje e qëllimshme masive e mesazhit
Share on FacebookShare on Twitter

LINDA BALETA

The Balkan Forum

Gjatë një shëtitjeje nëpër Prishtinë, Kosovë, i ekspozohesh muraleve shumëngjyrëshe dhe tërheqëse nëpër hapësira publike. Që nga viti 2017, Prishtina ka qenë një ndër destinacionet e Meeting of Styles (MOS), që bën bashkë artistë nga e gjithë bota për të mundësuar bashkëpunimin ndërkulturor dhe ndërkufitar. Përveç muraleve që janë produkt i MOS-it, qyteti është i mbushur edhe me art të rrugës: grafite, murale, vizatime.

Disa janë të guximshme dhe të drejtpërdrejta, ndërsa disa të tjera janë më delikate e madje abstrakte. Në pamje të parë, qëllimi i tyre është të shpalosin art që ta shijojnë të gjithë dhe të mrekullohen prej tij. Kur i sheh më me kujdes, secili mural nëpër Prishtinë ka mesazhe eksplicite ose implicite.

Murali “Andrrat e thyera” nga artistja Fitore Berisha synon të rrisë vetëdijësimin e grave dhe vajzave për dhunën në familje. Ai u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave të vrara nga bashkëshortët ose partnerët e tyre. Ai është pikturuar mbi murin e një pallati në një nga rrugët më të ngarkuara pranë qendrës së Prishtinës.

Murali “Andrrat e thyera” nga artistja Fitore Berisha, Prishtinë, Kosovë fotografia/ Linda Baleta

Një mural në ngjyrë portokalli të ndezur tregon një vajzë me valixhe, me parullën “I don’t want to live I want to leave” (Nuk dua të jetoj, dua të largohem) që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme nga kalimtarët. Mund të jetë protestë e artistit kundër rrethanave aktuale, ose mund të jetë mesazh për izolimin e Kosovës.

Mural në Prishtinë, Kosovë fotografia/ Linda Baleta

A është arti i rrugës një tjetër mjet efektiv për propagandë dhe shpërndarje të mesazhit, në një format që depërton në emocionet e audiencës?

 

Mural në Prishtinë, Kosovë fotografia/ Linda Baleta

“Artistët shprehen përmes artit të rrugës. Nëse vjen nga baza, nga njerëzit, nuk mund të jetë propagandë. Por e njëjta platformë mund të përdoret për propagandë”, thotë Mkrtich Tonoyan, Drejtor i Akos, një OJQ për kulturën në Armeni, si dhe një nga pjesëmarrësit e punëtorisë “Gazetaria reziliente kundër dezinformatës dhe propagandës” në Shkup, ku Tonoyan bëri një prezantim për artin dhe propagandën.

Xhorxh Oruell ka thënë fjalinë e mirënjohur, se i gjithë arti është propagandë, por jo e gjithë propaganda është art.

Nesër, kur të dal, do ta bëj me pikësynimin që të vëzhgoj artin e rrugës rreth meje, në përpjekje për të dalluar kuptimin dhe mesazhet e tij eksplicite dhe implicite. Dekodimi i mesazhit me siguri do të më ndihmojë të lidh pikat se kush mund të jetë personi prapa atij arti dhe çfarë lloj ndikimi po përpiqet të ushtrojë mbi mua.

 


Punëtoria “Gazetaria rezistente kundër dezinformatës dhe propagandës” është projekt i përbashkët i Civil (Maqedoni e Veriut) dhe youth4media (Gjermani), i mbështetur nga Qeveria e Shtetit të Rinit Verior-Vestfali.

 

 

Rreth The Balkan Forum

The Balkan Forum promovon vizion të përbashkët për rajonin të bazuar në integrimin ekonomik, prosperitet dhe paqe të qëndrueshme. Duke nxitur dialogun ndërkufitar dhe ndërsektorial, ne gjenerojmë këndvështrime të reja ndaj sfidave dhe mundësive rajonale, duke ndihmuar me inkubimin e ideve që shërbejnë si katalizator i nismave rajonale.

 

Tags: muralePrishtinëpropagandërajontë drejtat e njeriut
Next Post
Zylbeari: Nevojitet edukim mediatik për luftë kundër dezinformatave

Zylbeari: Nevojitet edukim mediatik për luftë kundër dezinformatave

Konferencë për shtyp  e CIVILit dhe Y4M nga Gjermania: Dezinformatat dhe propaganda shkelin të drejtat e njeriut. Rezistoni!

Konferencë për shtyp e CIVILit dhe Y4M nga Gjermania: Dezinformatat dhe propaganda shkelin të drejtat e njeriut. Rezistoni!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom