Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden fjalimin e tij për gjendjen e kombit mbrëmë e filloi me dënim të ashpër të presidentit rus, Vlladimir Putin për agresionin e tij ushtarak në Ukrainë dhe kërcënoi se do ta konfiskojë pasurinë e fituar në mënyrë “të pandershme” të oligarkëve rusë, njofton agjencia e lajmeve MIA.
Demokracia dhe bota e lirë do të fitojnë mbi tiraninë, porositi ai. “Putini e çrregulloi botën e lirë, mendoi se do të hyjë në Ukrainë dhe bota do të tërhiqet. Në vend të kësaj ai goditi në mur të fortë. Ai u përball me popullin ukrainas”, deklaroi Bajden. “Putini gaboi, ne jemi të gatshëm dhe bëmë koalicion, dhe së bashku me BE-në, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera si Japonia, Australia, Zelanda e Re e madje edhe Zvicra, vendosëm sanksione të ashpra për ta shkëputur nga buxheti i vet ushtarak. Bajden iu drejtua edhe oligarkëve të korruptuar rusë me porosinë “do ta gjejmë pasurinë tuaj të përfituar në mënyrë të pandershme”.
Theksoi se Ministria e Drejtësisë e SHBA-së formoi grup pune i cili do t’i hetojë krimet e oligarkëve rusë.
“Së bashku me aleatët tanë evropianë për t’i gjetur dhe konfiskuar jahtet e tyre, banesat luksoze, aeroplanët e tyre privat. Por, gjithashtu edhe e mbyllim qiellin tonë për aeroplanët rusë”, tha ai. “Putini tani është më i izoluar se kurdo herë më parë nga pjesa tjetër e botës, sepse në luftën kundër autokratisë, demokratët bashkohen”, tha Bajden, duke paralajmëruar ndalesë të hapësirës ajrore të SHBA-së për aeroplanët rusë, siç bënë BE-ja dhe Kanadaja.
“Paralajmëroj se do t’iu bashkohemi aleatëve tanë në mbylljen e hapësirës ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse, duke e izoluar plotësisht Rusinë dhe duke shtuar presion ndaj ekonomisë së tyre”, tha Bajden. Deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët e NATO-s do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të vet në Evropë.
“Së bashku me aleatët tanë sigurojmë mbështetje për ukrainasit në luftën e tyre për liri. Ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare. Do të vazhdojmë me ndihmën për popullin ukrainas në mbrojtjen e tyre të vendit dhe të pakësohet vuajtja e tyre”, tha Bajden.
“Në histori do të shkruhet se lufta e Putinit kundër Ukrainës e bëri Rusinë më të dobët ndërkaq bota është më e fuqishme.