• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MONITORIM

Raporti zgjedhor i CIVILit nga monitorimi në terren deri ora 15

October 31, 2021
in MONITORIM, ZGJEDHJE
Reflektor: Mbi 60 raste me gjuhë të urrejtjes, analizë e re për fushatat partiake, kërcënim me vdekje për CIVILin
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i CIVILit nga monitorimi i terrenit deri ora 15.

Ohër, Shkolla fillore f. Leskoec, VV 1307, Votuesi këndoi këngë popullore, foli fjalë të turpshme.

Presion mbi vëzhguesit e CIVIL-it

Gjorçe Petrov, Shkolla fillore “Joakim Kërçovski”, VV 2589, Vëzhgues i Civil-it ka kundërshtim ndaj BZ-së për shkak se autorizimet nuk kanë numër regjistri, dhe distinktivi nuk ka emër dhe mbiemër etj.

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919, Personi i paautorizuar ka tentuar të identifikojë vëzhguesin e Civil-it. Ky person i panjohur dhe pa autorizim dhe distinktiv, i paautorizuar ka dashur të identifikojë vëzhguesin.

Kumanovë, Shkolla fillore “11 Tetori”, VV 1026/1 Në vendvotim i janë kërcënuar Marija Petrushevës, vëzhguese përfaqësuese nga Bordi zgjedhor, gjë që rrezikon monitorimin.

Tejkalimi i kompetencave të vëzhguesve partiakë

Novo Sellë, VV 1786, Një vëzhgues i një partie politike brenda vendvotimit ka biseduar me dikë në telefon dhe në bisedë i ka thënë dikujt: “ti dhe motra të vini të votoni”

Kumanovë, Shkolla fillore “Naim Frashëri”, VV 1031, Vëzhguesit partiakë të partisë politike (BDI) kundërshtojnë dhe reagojnë verbalisht pse nuk lejohen të vëzhgojnë. BZ vepron drejt duke mos i lejuar, sepse në raundin e dytë nuk mund të autorizohen përfaqësues të bartësve të listave, sepse nuk marrin pjesë, dmth. nuk kanë listën e tyre në raundin e dytë.

Shkelje e fshehtësisë së votimit

Koçani, Kopshti “Pavlinka Veljanova”, VV 0835, Votuesi pasi ka kryer votimin para se ta vendosë fletvotimin në kutinë e votimit, duke e treguar publikisht ate, ka thënë për cilën parti ka votuar, pas së cilës e ka lëshuar fletën e votimit. Ngjarja është regjistruar në procesverbal.

Kisella Voda, Shkolla fillore “Krume Kepeski”, VV 2770, Lexim i emrit dhe mbiemrit te votuesve.

Kërçovë, Shkolla fillore “Sande Shterjovski”, VV 0750, Emrat e votuesve shqiptohen me zë, dhomë e vogël me një ekran të vendosur.

Shkelja e të drejtës së votës

Manastir, Shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”,  VV 0089, Anëtarët e BZ-së nuk i dinë rregullat zgjedhore për votimin me asistencë. Personat analfabetë, që kanë tre XXX në letërnjoftim në vend të nënshkrimit të tyre, nuk lejohen të votojnë me shoqërimin që kanë, gjë që bie ndesh me rregulloren zgjedhore. Votuesi që nuk di shkrim-lexim dhe për të cilin është shënuar në letërnjoftim, ka të drejtën e plotë të votojë me ndihmën e shoqërimit që ka sjellë dhe anëtarët e BZ-së nuk duhet të jenë ata që do ta ndihmojnë, as nuk mund të jetë dikush nga radhët e votuesve të rastësishëm.

 

Shkelje e protokolleve kundër KOVID

Manastir, Shkolla fillore “Dame Gruev”, VV 0032, 0032 dhe 0033 janë dy vendvotime të vendosura në të njëjtën dhomë dhe kjo është e kundërligjshme sipas protokolleve kundër Kovid që janë në vend.

 

Ndihmë gjatë votimit, votim për tjetër, votim familjar

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919/1, Votim në grup

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919/1, Votim në grup dhe votim familjar, katër votues u lejuan të votojnë prapa një ekrani në të njëjtën kohë.

Kumanovë, NP Ujësjellës, VV 1017/1, Një burrë tha se nuk mund të votonte i vetëm dhe se duhej të shoqërohej, BZ tha se ishte në rregull dhe i dha dy fletë votimi edhe votuesit edhe përcjellësit dhe së bashku votuan prapa ekranit të njëjtë

Kumanovë, Shkolla fillore “Naim Frashëri”, VV 1042, Votimi familjar – burri dhe gruaja lejohen të votojnë së bashku

 

Probleme me SG

Qendër, Shkolla fillore “Kole Nedellkovski”, VV 2867/1, Votimi nuk ka filluar për shkak të mosfunksionimit të skenerit të gjurmëve, ka 3 orë vonesë.

 

Paaksesueshmëri, shkelje e të drejtës së votës të personave me aftësi të kufizuar

Demir Kapija, Shkolla fillore – f. Barovë, VV 1248, Ekrani i tretë për votim të personave me aftësi të kufizuara fizike ishte vendosur në dritare si mbrojtje nga dielli. Kreative, por jashtëzakonisht jokorrekt nga BZ-ja specifike.

Aerodrom, Shkolla fillore “Gjorgjija Pulevski”, VV 2692, Dera hyrëse dhe dalëse e objektit ku ndodhet rampa për personat me aftësi të kufizuara është mbyllur dhe votuesit detyrohen të qarkullojnë dhe të hyjnë përmes hyrjes me shkallë, e cila nuk është e përshtatshme për ta.

Aerodrom, Shkolla fillore “Goce Dellçev”, vendvotimet 2725 dhe 2726, Në vendvotime ka ekrane për votim për personat me aftësi të kufizuara, por nuk ka qasje për karrocë.

Aerodrom, Shkolla fillore “Goce Dellçev”, Vendvotimet 2730, 27301/1 dhe 2731 në të njëjtën shkollë janë të vendosura në katin e parë dhe nuk janë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.

 

Parregullsi tjera

Rankoc, Shkolla fillore – f. Otoshnicë, VV 0986, Kushtet e punës së BZ-së dhe ushtrimi i të drejtës së votës nga votuesit janë nën standard. Qasja në shkollë është shumë e vështirë, dhe brenda janë pa ujë dhe energji elektrike.

Gjorçe Petrov, objekti i Komunës, VV 2569, Dhoma është shumë e vogël dhe në këtë vendvotim nuk mund të respektohen protokollet kundër Kovid dhe të kryhet si duhet misioni i vëzhguesve.

Çair, Shkolla fillore “Ismail Qemali”, VV 2940, anëtarët e BZ-së nuk mbajnë distinktivë identifikimi.

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919, Në këtë vendvotim ka kuti me etiketë për zgjedhjen e Kryetarit të komunës së Butelit dhe ato zgjedhje janë përfunduar në raundin e parë. Nuk ka etiketë për zgjedhjen e Kryetarit të Qytetit Shkup.

Manastir, Shkolla fillore “Dame Gruev”, VV 0029, Pirja e cigares në vendvotim nga anëtari i BZ-së

Next Post
Pasi kanë votuar, i kanë kthyer fletëvotimet në anën e kundërt, në mënyrë që të tregojnë se për kë kanë votuar

Pasi kanë votuar, i kanë kthyer fletëvotimet në anën e kundërt, në mënyrë që të tregojnë se për kë kanë votuar

Raporti zgjedhor i CIVILit, konferenca për shtyp në ora 17

Raporti zgjedhor i CIVILit, konferenca për shtyp në ora 17

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom