Në Vendvotimin 0048, Manastir, Sh.F. “Taki Daskallo”, një person pa dokument identifikimi, votuesi ka deklaruar se e ka harruar letërnjoftimin në shtëpi, ndërsa nga ana e Bordit Zgjedhor i është lejuar të votojë, në Vendvotimin 0057, në shkollën e njëjtë, një votues ka qenë i regjistruar në vendin e një votuesi tjetër, pas së cilës e regjistruan në ditar; ka edhe shkelje të privatësisë së votës me leximin e votuesve në zë nga ana e anëtarëve të Bordit Zgjedhor.
Parregullsitë zgjedhore siç janë presionet, ryshfeti,shfrytëzimi, keqpërdorimet, problemet me Listën Zgjedhore, shkelja e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht gjithçka që qytetaret dhe qytetarët konsiderojnë që nuk është në pajtim me kuptimin e tyre për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, mund ta paraqesin në CIVIL.
Raportimet mund të paraqiten në ueb-faqen slobodniizbori.info ose në Raportim qytetar, në të cilën lehtë gjindet edhe baneri Stop për lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes në internet portalin civilmedia.mk.