• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVILi në konferencë për shtyp me informata për monitorimin zgjedhor

September 21, 2021
in AKSION, MONITORIM, ZGJEDHJE
CIVILi në konferencë për shtyp me informata për monitorimin zgjedhor
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi do të mbajë konferencë për shtyp në të cilën do të bëhet fjalë për informatat dhe analizat që dalin nga monitorimi i deritanishëm i procesit zgjedhor. Konferenca e CIVILit do të mbahet sot (e martë), 21 shtator në ora 12 në gjuhë maqedonase, dhe në ora 12:30 në gjuhë shqipe, në Pres qendrën e organizatës që gjendet në katin e 3 në Biznes qendrën “Paloma Bianca”.

TEMA DHE ÇËSHTJE TË NXEHTA ZGJEDHORE

Përfaqësuesit e CIVILit do të flasin në disa tema dhe çështje lidhur me procesin zgjedhor. Fushata politike, cilat abuzime i shënojnë ekipet vëzhguese të CIVILit, keqpërdorimi I fëmijëve në kontekst zgjedhor dhe gjetje tjera dhe rekomandime, janë pjesë e materialit voluminoz me të cilin disponon organizata dhe për çdo ditë ndan në media. Në konferencë do të bëhet fjalë edhe për monitorimin zgjedhor të CIVILit.

DEKLARATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR PAQE

Pas prezantimit të gjetjeve dhe informative lidhur me procesin zgjedhor, përfaqësuesit e CIVILit do të japin edhe deklaratë me rastin e 21 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare për Paqe.

TË DHËNA LOGJISTIKE DHE LIDHJE PËR KONFERENCËN

Konferenca do të transmetohet online në faqen Facebook dhe Youtube kanalin e CIVILit. Gazetaret dhe gazetarët do të kenë mundësi edhe për kyçje online në Zoom, me paralajmërim paraprak përmes postës elektronike ose telefonit, më së voni deri të marten, 21 shtator, ora 11:30. Prania fizike lejohet  maksimum për katër persona, gjë që kërkon njoftim paraprak nga redaksitë. Para fillimit të shtypit, fotoreporterëve do t’u lejohet qasje, pas së cilës ata mund të largohen, për t’i dhënë hapësirë ​​kameramanëve. Vetëm personat e vaksinuar, me maska ​​mbrojtëse lejohen të jenë të pranishëm në konferencën për shtyp. Redaksitë luten për  mirëkuptim të këtyre procedurave të cilat kanë për qëllim ekskluzivisht mbrojtjen kundër KOVID-19.

SHKARKIM I LIRË I PËRMBAJTJEVE LIDHUR ME ZGJEDHJET

Shkarkimi i transmetimit të videos dhe i gjithë përmbajtjes tekstuale në lidhje me zgjedhjet, publikuar në civilmedia.mk (maqedonase), drejt.mk (shqip) dhe civil.today (angleze) lejohet plotësisht, nën licencën Creative Commons 4.0 (lidhja drejt burimit).

 

 

Next Post
CIVIL: Fushata parazgjedhore zhvillohet me “konsensus”, temat kryesisht janë të përgjithshme, jo lokale

CIVIL: Fushata parazgjedhore zhvillohet me “konsensus”, temat kryesisht janë të përgjithshme, jo lokale

Koncepti i barazisë dhe drejtësisë është kyç për shoqërinë tonë multikulturore

Koncepti i barazisë dhe drejtësisë është kyç për shoqërinë tonë multikulturore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom