Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë nga ora 20.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit është konstatuar se 46 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së maskës, janë regjistruar 611 shkelje.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për parandalim të përhapjes së Kovid-19.