• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Carovska deklaron se për herë të parë janë të fokusuar në libra cilësorë

April 20, 2021
in ARSIM, COVID-19, POLITIKË
U prezantua koncepti i ri për reformat në arsimin fillor
Share on FacebookShare on Twitter

“Librat digjitale do të prezantohen radhazi, vitin e ardhshëm shkollor, vetëm në klasën e katërt, të gjitha klasat e tjera do të vazhdojnë si deri më tani. Ligji për tekstet shkollore ofron model të kombinuar të përdorimit, të librave shkollorë të shtypur dhe digjitale. Për herë të parë do të shihet se çfarë nënkuptojnë ata për lehtësimin e punës të mësuesve dhe të nxënësve”, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska.

“Modelin që ofrojmë është i kombinuar, të gjithë do të jenë në gjendje të zgjedhin se si të mësojnë. Ju do të shihni përfitimin e librit shkollor digjital, nuk është libri shkollor që kishim deri dje me një miliard fakte brenda të shkruar dhe të vendosur në PDF. Koncepti i të mësuarit është të kesh shembuj, udhëzime për kërkime”,theksoi Carovska.

Çdo prind që mendon se fëmija i tyre nuk do të mund të studiojë në mënyrë elektronike do të jetë në gjendje të shtypë librin e tyre shkollor dhe shkolla nuk do të ketë një problem – kur ka mungesë të financave në familje, dhe do të duhet të sigurohen pajisje elektronike nga shkolla”, tha Carovska.

Sipas saj, gjëja më e rëndësishme është, që për herë të pare, po flasim për cilësi sepse tekstet nuk do të kenë lëshime dhe përmbajtje të papërshtatshme të librave me cilësi të dobët që, siç tha ajo, “shkatërroi fëmijët tanë dhe me të cilët kaluan gjenerata”.

“Model i kombinuar i përdorimit të librave shkollorë, zbatohet në Estoni, Slloveni dhe Kroaci dhe ato vende janë ndër më të mirat në testimin ndërkombëtar PISA”,u citua më tej.

Lidhur me aspektin shëndetësor dhe kalimin e kohës shtesë të fëmijëve para kompjuterit, Carovska u përgjigj, se ata ende kalojnë kohë joproduktive në rrjete sociale dhe video lojëra në pajisjet IT, pa përmbajtje edukative dhe mundësi kërkimore. Tani fokusi i tyre është në përdorimin produktiv të pajisjeve, ata nuk do të kenë vetëm një libër shkollor, por burime të ndryshme mësimore, dhe mjetet digjitale do të kenë një efekt stimulues dhe me to do të fitojnë aftësitë e nevojshme për t’i përdorur dhe për të përballuar sfidat e bota dixhitale pas 20 vjetësh.

Next Post
Kosova sot e shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

REL: Kosova shpreson që Greqia ta njohë si Shtet

Llukarevska: Në mars 54.662 punëtorë nuk kanë marrë pagë

Llukarevska: Në mars 54.662 punëtorë nuk kanë marrë pagë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom