Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësore globale për shkak të pandemisë së Kovid-19 edhe për tre muaj, njoftoi Komiteti për Raste Urgjente i OBSH-së.
Komiteti u prononcua se pandemia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme për shëndetin publik me rëndësi ndërkombëtare dhe i ofroi këshilla drejtorit të përgjithshëm, theksohet në njoftim.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, në takim theksoi se bota ka mënyra ta vendosë nën kontroll pandeminë globale në muajt e ardhshëm.
“Kemi mënyra ta vendosim nën kontroll këtë pandemi për disa muaj, nëse i zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtë protokollet e vendosura kundër Kovid-19”, deklaroi Gebrejesusi.