Autorja Lisa Bauta Shaqiri me video mesazh për nismën e CIVILit “Të bashkuar në dallime” porosit të bashkohemi në dallime dhe të japim kontributin tonë për zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit tonë.
Ne sot do të ishim duke diskutuar për çështje globale për ta çuar njerëzimin përpara sikur ne të mos merreshim me nacionalizëm. E tani, në qoftë se ne kemi aspirata për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ne duhet të jetojmë në frymën evropiane, të bashkuar në dallime me të gjithë.
Të jemi të bashkuar në dallime dhe të gjithë së bashku të japim kontributin tonë për zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit tonë.
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.