• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI SOCIALE

“Fridays For Future”: Policia na bën presion por protestat nuk i anulojmë, do të mbahen në ora 16:00

September 25, 2020
in DREJTËSI SOCIALE, POLITIKË
“Fridays For Future”: Policia na bën presion por protestat nuk i anulojmë, do të mbahen në ora 16:00
Share on FacebookShare on Twitter

Iniciativa “Fridays For Future”(Të premtet për ardhmërinë) përmes një statusi në rrjetin social “fejsbuk” njofton përkrahësit e idesë së tyre dhe qytetarët e RMV-së për atë që siç thonë nga kjo iniciativë, policia po ushtron presion ndaj aktivistëve të tyre. Megjithatë, protesta e sotme nuk është anuluar dhe do të zhvillohet 300m larg nga vendi i planifikuar, nga kjo iniciativë informojnë se policia ka ndaluar protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, shkruan Portalb.mk.

Protesta e “Fridays For Future” së bashku me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme dheParlamentit Studentor të Universitetit, disa ditë më herët paralajmërua se do të mbahet para Qeverisë së RMV-së, pikërisht në Ditën globale të veprimit për klimë.

Megjithatë, nga kjo iniciativë informojnë se aktivistët e tyre janë mbajtur në stacionin policor për intervistë dhe ka pasur tentativa nga ana e policisë që kjo protestë të shtyhet për një ditë tjetër, me arsyetimin se do të ketë delegacion të huaj para Qeverisë.

“Në fund, aktivistëve iu ofrua një “zgjidhje konsensuale” për të lëvizur 300 metra larg nga vendi i planifikuar, fillimisht në një vend të ri të izoluar.

Ndër të tjera, sipas ligjit, tubimet e protestave NUK duhet të raportohen në polici, por lëvizjet e sipërpërmendura raportojnë rregullisht për sigurinë e protestuesve.

Për shkak të presioneve të djeshme, aktivistët e lëvizjeve të sipërpërmendura, sot në orën 16:00 do të mblidhen në një hapësirë ​​publike përballë Qeverisë dhe së bashku do të shprehin revoltën e tyre kundër shtetit policor.

Theksojmë se vendndodhja për këtë protestë është parku “Republika”, pra zona përreth stacionit të autobusit në bulevard përballë Qeverisë” shkruajnë nga iniciativaFridays For Future (Të premtet për ardhmërinë).

Edhe pse është ndryshuar lokacioni ku do të protestohet, gjegjësisht tani është 300 metra më larg nga vendi i planifikuar, ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në këtë protestë.

Ndryshe, të njëjtit informojnë se protesta qytetare kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike e cila mbahet disa javë tani, nuk është lejuar që të njëjtën ta mbajnë edhe sot, me arsyetimin e njëjtë, për shkak se do të ketë delegacion të huaj.

Next Post
Mariçiq paralajmëroi ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe lufte

Mariçiq paralajmëroi ligj për gjendje të jashtëzakonshme dhe lufte

Gjermania i dhuron 8 respiratorë Ministrisë së Shëndetësisë

Gjermania i dhuron 8 respiratorë Ministrisë së Shëndetësisë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom