Kuvendi sot në kuadër të seancë së 12-të e miratoi nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Kuvendi me 104 vota “për” dhe dy të “abstenuar” e solli vendimin për dërgimin e pjesëtarit të ARM-së për pjesëmarrje në Operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.
Në elaborimin e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, ministrja e Arsimit dhe shkencës Mila Carovska tha se ndryshimet nuk janë nga vëllimi dhe kompleksiteti i madh dhe shtoi se këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zhvillim të sigurt dhe pa pengesë të procesit edukativo arsimor gjatë vitit shkollor.
Në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme viti shkollor të mund të fillojë dhe të mbarojë në kohë të ndryshme për çka duhet të vendos Qeverisë, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Si rrethana të jashtëzakonshme, në ligjet, theksohen gjendja e shpallur e krizës, shpallja e pandemisë, zjarre, vërshime ose fatkeqësi tjera të mëdha natyrore. Vendimi i Qeverisë mund të sillet në tërë territorin e republikës ose në pjesën e saj.
Gjithashtu parashikohet që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme shkollat të organizojnë aktivitete jashtëmësimore për nxënësit lidhur me zhvillimin e tyre personal, socio-emocional dhe psikologjik. Për pjesëmarrjen në këto aktivitete jashtëmësimore në rrethana të jashtëzakonshme parashihet që mësimdhënësi të mbajë vetëm evidencë për praninë e nxënësve dhe nuk jepet shtesë në dëftesë.
Në shkollën fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, kur mësimi është organizuar përmes mësimit në distancë, mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nëse janë të plotësuara kriteret dhe kushtet në pajtim me protokollet shëndetësore për llojin e përshtatshëm të shkollës të sjella nga Qeveria në pajtim me ligjin, gjendjen epidemiologjike të rajonit të komunës në të cilën gjendet shkolla, numri i nxënësve në paralele dhe kushtet hapësinore dhe higjienike sanitare në shkollë, në mënyrë në pajtim me nenin 50 nga ky ligj.
Në shkollat e mesme do të mund të organizohet mësim me prano fizike të nxënësve ose përmes mësimit në distancë, me zbatimin e mjeteve për komunikim elektronik.
Në rrethana të tilla, siç parashikohet, për kohëzgjatjen e orës dhe për numrin maksimal të nxënësve në paralele në arsimin fillor dhe të mesëm do të vendos gjithashtu Qeveria.
Në seancën e sotme, koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Macevski kërkoi nga mediumet që t’i ndjekin rregullisht komisionet kuvendore. Micevski në seancë e transmetoi reagimin e raportuesve dhe mediumeve kuvendore dhe mendon se në sallën “Boris Trajkovski” ka vend për punën e një numri të gazetarëve dhe kameramanëve, të cilët duke e kryer punën e tyre do t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sqaroi se Rregullorja nuk lejon transmetim të drejtpërdrejtë të seancave të komisioneve kuvendore, përveç seancës së Komisionit për financim dhe buxhet, kur është në pyetje sjellja e buxhetit. Xhaferi mendon se gazetarëve kanë hapësirë prej ku t’i ndjekin aktivitetet e Kuvendit, por potencoi se do të ketë takim koordinues, do të debatohet në këtë temë dhe do të kërkohet zgjidhje.
Xhaferi dha pauzë që të mundësohet puna e Komisionit për arsim dhe shkencë dhe të Komisionit ligjvënës juridik për shqyrtim të ligjeve me procedurë të shkurtuar. Paralajmëroi se në mënyrë shtesë do të ketë njoftim kur do të mbahet seanca.