Të Gjelbërit arritën rezultatin më të mirë personal deri më tani në zgjedhjet e vitit 2019 në Evropë. Duke fituar afër 10% të ulëseve, grupi u quajt si vendimmarrësit në mesin e një parlamenti më të fragmentuar të Evropës, ku dy grupet më të mëdha, mesi i djathtë dhe mesi i majtë, ishin dëshmitar të rënies se parë të tyre, pas dominancës që zgjati me dekada.
Pas më shumë se një vit, Bashkimi Evropian ka miratuar agjendën më të gjelbër ndonjëherë, me premtimin e ndalimit total të lëshimit të gazrave të dëmshëm deri ne vitin 2050 dhe Marrëveshje të Gjelbër Evropiane për të transformuar ekonominë, e mbështetur me objektivin për të shpenzuar një të tretën e fondit të BE-së për krizën e ndryshimit të klimës dhe rrethinës.
Por edhe politikani më i Gjelbër nuk mundohet që të rrëmben meritën. Kauza e gjelbër është ngritur pas rritjes së vetëdijes në lidhje me emergjencën e klimës që po fillon të shpaloset , sikur se edhe bojkotimi i shkollave që u udhëhoq nga ana e Greta Thunberg.
“Ne kemi një komision [Evropian] që së paku ka ambicie të gjelbra sikur asnjë komision më parë”, deklaroi Filip Lamberts, bashkëpresidenti i të Gjelbërve ne parlamentin e Evropës.
“Ne jemi të fortë në parlamentin Evropian mirëpo nuk duhet tepruar”, shtoi. “Me 10% merr influencë, por prapë se prapë të tjerët mund të zgjedhin që të qeverisin pa ty dhe në thelb, kjo është ajo që bënë”. Pavarësisht Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, të Gjelbërit refuzuan të mbështesin komisionin e udhëhequr nga Ursula von der Leyen(mesi i djathtë).
Fuqia e Gjelbër është e mbivlerësuar prej strukturës së tyre ne parlamentin Evropian. Rreth një në gjashtë anëtarë të të Gjelbërit-Aleanca e Lirë Evropiane, për të shfrytëzuar emrin e tyre të plotë, ju takojnë partive jo të gjelbra, sikur Piratët Çek ose Nacionalistët Katalan.
Dhe mendimi se të Gjelbërit janë të vetmit që duan të shpëtojnë planetin, është shumë larg së vërtetës. Kryesia e parlamentit Evropian së komitetit të mjedisit, e cila ishte përgjegjëse për rezolucionin që të shpallet gjendja emergjente, është aleate me Emmanuel Macron, presidentin Françez. Pascal Canfin, ish kreu I WWF Francë, u ul njëherë si delegat i parlamentit Evropian si i Gjelbër, por bashkoi forcat me kryetarin Françez(edhe se nuk ishte partia e vet, La République en Marche) kur u rizgjodh në Bruksel dhe Strazburg.
Si do që të jetë, anëtarët e Kuvendit Evropian të Gjelbër ”gjuajnë mbi peshën e vetë kur vjen te vëmendja publike dhe vendosja e agjendës”, thotë Sophie Porncschlegel. Anëtarët e Kuvendit Evropian të Gjelbër kanë fituar ndikim duke i mbizotëruar përmbledhjet të politikave speciale, sikur ish anëtari i Kuvendit Evropian nga Luksemburgu i shndërruar në ministër të energjisë, Claude Turmes, I cili ishte bashkë-autor I ligjeve të BE-së mbi energjitë e rinovueshme, ose Heidi Hautala nga Finlanda, fushata afatgjate për transparencë, ose Sven Giegold nga Gjermania, i vetmi me mision që të luftoi kundër shmangies së taksave dhe qeverisjes së dobët.
Të gjelbërit tani kanë ulëse në kabinet në pesë prej 27 shteteve anëtare të BE-së, ku e kanë shtyrë ritmin e ligjeve rreth klimës.
Por edhe influenca e të gjelbërve ka limitet e veta. Të Gjelbërit e Austrisë pranuan disa politika të guximshme që ishin të rënda për tu pranuar nga aktivistë më tradicional, sikur zgjatja e ligjit për ndalimin e veshjes të mbulesave(shalleve) nëpër shkolla. Kufijtë e fuqisë së Gjelbërve ishin të dukshme në Samitin e BE-së në korrik, kur kryesia vendosi planin për rikuperim nga koronavirusi. Disa nga qeveritë me “dorë më të shtrënguar” që morën qëndrim kundër shpenzimit të BE-së për këtë kauzë, ishin partnerët e koalicionit të gjelbër, sikur Austria, Finlanda dhe Suedia.
“Ata bënë gjithçka mundën”, tha Lambert, i cili rikujton se nuk ka asnjë udhëheqës në BE nga partia e Gjelbër. “Në një vend aq vendimtar nuk je prezent… Mundohemi që të kompensojmë për këtë me një qëndrim më të fuqishëm me shoqëri civile të organizuar. Mundohemi që të marrim forcat më tradicionale në mënyrë që ti detyrojmë [qeveritë] të shkojnë në drejtimet të cilat nuk shkojnë spontanisht.”
Problemi tjetër i madh për të Gjelbërit është mungesa e tyre në Evropën e jugut, qendrore dhe lindore, përveç disa sukseseve të rastësishme, sikur zgjedhja e kryetarit të gjelbër të qytetit të Budapestit ose kthimi i anëtarit të Kuvendit Evropian të pavarur portugez, i cili ulet me të Gjelbërit.
Si do që të jetë, partia e Gjelbër mbetet “një fenomen veri-perëndimor”, deklaroi Pascal LeTendre-Hanns, i cili monitoron politikat Evropiane ne Hanbury Strategy. “Në Evropën jugore fokusi ka mbetur shumë tek ekonomia dhe punët, ka qenë rëndë për partitë të gjelbra të gjejnë pikëmbështetje”, thotë ai, duke shtuar se këtyre shteteve ju mungon “trashëgimia historike e lëvizjeve anti-nukleare që ju ndihmoj për ti shtyer të Gjelbërit” nëpër vendet tjera.
Në Evropën qendrore dhe lindore, votuesit janë shumë të fokusuar në ekonominë por ekziston “anksioziteti më i madh për tranzicionin e energjisë” për shkak të nivelit të madh të shfrytëzimit të qymyrit dhe gasit, thotë LeTendre-Hanns. “Pa ri-zbulimin se çfarë kuptimi kanë politikat e gjelbra nëpër këto shtete është rëndë që të gjelbërit të gjejnë mbështetjen e duhur.”
Lamberts pretendon që të Gjelbërit mund të përfitojnë në Itali në zgjedhjet e Evropës në vitin 2024 prej votuesve që kanë ngelur të zhgënjyer nga Lëvizja Pesë Yje. Optimizmi i tij nuk konfirmohet nga anketat e fundit, të cilat e shfaqin Europa Verde gati se të padukshme me 1%. Por, shpresa e tij kryesore është për Francën dhe Gjermaninë, pasi të Gjelbërit fituan qytete të mëdha në Francë në zgjedhjet e fundit dhe vazhdojnë të reklamohen si partnerë koalicioni në qeverinë e të ardhmes, të mesit të djathtë/të gjelbër në Gjermani.
Anëtarët e Kuvendit Evropian të Gjelbër kanë mundësi që të fitojnë shifra trefishore në zgjedhjet e 2024. “Nëse nuk mundemi të arrijmë më shumë se 100 radhën e ardhshme, atëherë kush jemi ne? Nëse jo tjetër, Covid shton në ngritjen e vetëdijes për ndryshim të politikës.”
Asgjë nuk është e garantuar, por Petros Fassoulas, sekretari gjeneral I Lëvizjes Ndërkombëtare të Evropës, mendon se dera është e hapur. “Nëse arrijmë të vërtetojmë se janë po aq politikbërës efektiv sa aktivistët, dhe partitë e tjera nuk janë të suksesshme në bashkëpunimin me politikat për përfitimet personale, unë besoj se kemi mundësinë të shohim një prirje më të fortë – edhe më shumë për shkak të faktit që pyetjet rreth ndryshimit të klimës dhe politikat rreth saj nuk do të zhduken.”
burim: theguardian.com