SHBA-ja ka filluar kiber-fushatë drejtuar kundër agjentëve sekretë rusë, në përpjekje që të parandalohen dezinformatat në vigjilje të zgjedhjeve për kongresistë të caktuara për më 6 nëntor të vitit të vijim, shkruan gazeta “New York Times”.
Gazeta thekson se ky është operacioni i parë i këtillë për mbrojtje të zgjedhjeve amerikane, për të cilën paraqitet informacion. Me këtë rast citoi përfaqësues anonimë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë qenë të njoftuar me operacionin.
Ata deklarojnë se kiber-kontrolli amerikan është i drejtuar drejt shfrytëzuesve të caktuar të fshehur prapa fushatës me qëllim që të parandalohet përhapja e propagandës dhe informacionet e rreme.