• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev: Qytetarët, e jo qeveritë e kanë përparësinë për formimin e politikave

December 19, 2017
in POLITIKË
Zaev: Qytetarët, e jo qeveritë e kanë përparësinë për formimin e politikave
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka minimum hapësirë për gabim. Pritjet e qytetarëve janë të mëdha, ata qartë porositën se dëshirojnë praktikë të re dhe politika të reja. Vetëm me qeverisje esenciale të të drejtës dhe qasje të barabartë të drejtësisë deri te të gjithë, me luftë pa kompromis kundër korrupsionit, institucione transparente dhe sjellje të hapur të vendimeve, mund ta kthejmë besimin tek ta, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme “Rruga më tej e Republikës së Maqedonisë”.

Siç theksoi Zaev, qytetarët tani më e dinë mirë se ata i zgjedhin liderët dhe se marrin pjesë në formimin e politikave në shoqëri. Është zhvilluar kultura politike, qeveritë më nuk e mbajnë monopolin në sjelljen e vendimeve.

“Besimi dhe marrëdhëniet me qytetarët, sektori civil dhe biznesi janë të rëndësisë esenciale që të dorëzohen politika efektive, por kjo nuk i liron qeveritë nga përgjegjësia”, potencoi Zaev në fjalim.

Sipas tij, reformat janë të nevojshme, por zbatimi i tyre nuk është i lehtë.

“Kundrejt pritjeve të mëdha të qytetarëve, të nevojshme janë vendime afatshkurta, dikur jo të popullarizuara të cilat duhet të sillen, por duhet të argumentohen në mënyrë të qartë dhe të saktë. E tillë ishte sjellja e masës për pagën më të lartë minimale. Ashtu është dhe do të jetë edhe në shumë sfera, për çka është e nevojshme mbështetje nga qytetarët”, tha kryeministri.

Disa politikanë, shtoi, në vitet paraprake kanë zgjedhur politikë që ndan dhe përçan, në vend të politikës që krijon besim. Vetëm një Maqedoni me diversitet, vlerësoi Zaev, do të jetë stabile dhe me prosperitet.

Duke u përqendruar në vizitën e djeshme në Bruksel, Zaev tha se Maqedonia shndrit në sytë e BE-së që nënkupton një përgjegjësi të madhe.

“Qëndrojmë para vitit 2018 në të cilin pas 12 viteve presim datë për fillim të negociatave. Jam i bindur se nëse sillemi me kujdes dhe punojmë me përkushtim, Maqedonia meriton vend në organizatat ndërkombëtare”, potencoi kryetari i Qeverisë.

Kryetari i Komisionit kuvendor për çështje evropiane Artan Grubi tha se Maqedonia nuk guxon të improvizojë demokraci.

“Nuk ka demokraci nëse kontrollohet gjyqësia, nëse kontrollohen mediat dhe sektori civil, nëse punësimet janë sipas çelësit të partisë. Na duhet një Maqedoni e bashkuar, ëndërr e jo makth, hap përpara, e jo në vend dhe mbrapa. Na duhet një Maqedoni e drejtuar drejt ardhmërisë”, tha Grubi, duke shtuar se 11 dhjetori do të thotë një shans i dytë i cili dihet të shfrytëzohet.

Në konferencë, panelistë janë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe koordinuesi nacional i NATO-s Stevo Pendarovski. Marrin pjesë profesorë, studentë, aktivistë civilë dhe politikanë.

Tags: QeveriaZoran Zaev
Next Post
Arrestohen 6 persona dhe procedohen 10 deputetë për dhunën në Kuvendin e Shqipërisë

Arrestohen 6 persona dhe procedohen 10 deputetë për dhunën në Kuvendin e Shqipërisë

Reporterë pa kufij: Këtë vit janë vrarë 65 punonjës të mediave

Reporterë pa kufij: Këtë vit janë vrarë 65 punonjës të mediave

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom