Gjatë vitit 2017 janë vrarë 50 gazetarë, shtatë blogerë dhe tetë persona të punësuar në media ose gjithsej 65 punonjës të mediave, kumtoi organizata Reporterë pa kufij.
Nga shifra e përgjithshme, 39 gazetarë janë vrarë me qëllim, ndërsa 26 kanë humbur jetën në aksidente gjatë kryerjes së punëve.
Bëhet fjalë për numër më të vogël të gazetarëve të vrarë gjatë një viti në 14 vitet e fundit, që, sipas Reporterëve pa kufij, ka të bëjë si me mbrojtjen e përmirësuar gjatë punës, ashtu edhe me faktin se gazetarët shmangin të punojnë në vatrat më të rrezikshme botërore.
Siria mbetet vendi më i rrezikshëm për profesionin e gazetarit, me 12 gazetarë të vrarë. Në Meksikë janë vrarë 11 gazetarë, në Afganistan 9, në Irak 8, ndërsa katër në Filipine.
Më shpesh në sulm në vitin 2017 kanë qenë gazetarët që raportojnë nga zonat luftarake, si dhe ato që shkruajnë për kontrabandën e drogës dhe për lloje të tjera të krimit të organizuar.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.