Shfrytëzuesit buxhetorë prej sot në mënyrë të detyrueshme do të duhet t’i publikojnë raportet financiare në ueb faqet e tyre.
Sipas Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë, llogaritë përfundimtare duhet të publikohen në ueb faqet në afat prej 15 ditëve nga dita e dorëzimit të tyre deri te regjistri i llogarive vjetore pranë Regjistrit qendror.
“Publikojmë raporte të cilat paraprakisht nuk ishte të disponueshme në opinion, ndërsa edhe me ligj vendosëm obligim për publikim të obligueshëm të raporteve financiare të shfrytëzuesve buxhetorë në ueb faqet e tyre”, theksoi dje ministri i Financave, Dragan Tevdovski në tribunë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.