VMRO-DPMNE, sot njoftoi SE do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00.
“Institucionet shtetërore dhe shteti janë të pushtuar nga junta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të kurdisura për kundërshtarët politikë të pushtetit. Rasti i montuar për terrorizëm kundër, siç thuhet 36 patriotëve të Maqedonisë, është tërësisht i pabazë dhe me qëllim të frikësimit të secilit që vendos të ngritë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE.
Do të bllokohen udhëkryqet në vijim:
– Udhëkryqi te QT Mavrovasja;
– Udhëkryqi mes rrugëve “vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh;
– Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisella Vodë.
Njëkohësisht, VMRO-DPMNE do të organizojë edhe protestë para Ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Dimitrija Çupovski”, sot në ora 18:00.