Kabineti i Gjorge Ivanovit mbrëmë njoftoi për takimin e mbajtur ku kanë marrë pjesë, ai, kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, kryeministri, Zoran Zaev, kryetari i OBRM – PDUKM, Nikolla Gruevski dhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti.
Takimi është mbajtur në “Villa Vodno”, rezidencën e Ivanovit, si “rezultat i bisedimeve të filluara më parë” – thuhet në kumtesën – “kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe është biseduar për zgjidhje për të dalë nga gjendja momentale e tensionuar në shtet, e cila shkakton shqetësim tek qytetarët”.
Pa dhënë më shumë detaje, nga Kabineti i Ivanovit në kumtesë kanë shtuar se “bashkëbiseduesit janë marrë vesh që është e patjetërsueshme që gjithë faktorët në shoqëri të drejtohen kah ndërtimi i konsensusit për dialog nacional, në shërbim të pajtimit dhe normalizimit të proceseve politike, si bazament për vazhdimin e reformave që janë prioritet për Republikën e Maqedonisë. Për çështjet që kanë ngjallë interes në këtë takim, bisedimet do të vazhdojnë në të ardhmen.”
Këta takime shkaktojnë dyshime dhe kritika të ashpra në opinion dhe në rrjetet sociale, për shkak të transparencës jo të mjaftueshme. Nuk është e qartë pse të takohen këta funksionar të lartë partiak dhe shtetërorë, në qoftë se në vend më në fund pro funksionoj, sado pak, sistemi juridik. Për çfarë të diskutohet tani,, pas aq viteve mungesë të dialogut politik? Qytetaret dhe qytetarët presin më tepër informata, gjithsesi në mënyrë të përshpejtuar dhe dinamike të kthehet sundimi i së drejtës në vend.
Në ndërkohë, Ivanov bartë pjesë të madhe të përgjegjësisë për eskalimin e krizës politike në vend. Në paraqitjet e tyre publike, edhe pse hezituese, ai ende hapur mbështetë iniciativën e cila zyrtarisht qëndron prapa protestave të cilët eskaluan apo ishin të shfrytëzuar si mjet për sulm terrorist ndaj sistemit. Nga kjo, e arsyeshme është pyetja se me çfarë kredibiliteti Ivanovi mund të jetë nikoqir i takimeve të ngjashme.
Xh.D.