Ministria e Kulturës do ta shfuqizoj Ligjin për përkrahje të krijimit të muzikës vendore , ku janë shpenzuar 2 milion euro, nga buxheti për financimin dhe krijimin e muzikës maqedonase popullore dhe zbavitëse.
Siç kumtuan nga Ministria, Ligji nuk ka dhënë efektet e pritura, edhe pse për kompozimet e zgjedhura janë krijuar të dhëna audio dhe video, një pjesë e tyre fare nuk janë emituar, ndërsa pjesa tjetër janë emituar në vëllim të vogël të radiove dhe televizioneve.
“Nga arsyet e përmendura në mënyrë objektive nuk mund të bëhet evoluim i efekteve pozitive për përkrahjen mbi krijimin e kompozimeve të reja. Duke pas parasysh se çfarë të dhënat nga kompozimet audio dhe video nuk ishin në qasje në vëllim më të gjerë të publikut, parashtrohet pyetja mbi arsyetimin e kësaj forme të financimit për krijimin e kompozimeve të reja nga zhanri i muzikës popullore dhe zbavitëse me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Ka filluar procedura për sjelljen e një ligji të ri, me ç’rast do të shfuqizohet i mëparshmi, muajin në vijim duhet që të jetë i përgatitur propozim ligji i ri. Sipas Ministrisë, palët e interesuara mund të dorëzojnë propozime, komente dhe vërejtje mbi përmbajtjen e Ligjit, gjatë 20 ditëve në vijim.
Subvencionimi i muzikës, sipas zgjidhjes ligjore, duheshe të zgjatë deri në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për zbatim dhjetëvjeçarë duhet të sigurohen rreth 5 milion euro nga mjetet e buxhetit. Nga Ministria shtojnë se sipas rregullave ligjore ekzistojnë mundësi tjera për stimulimin e prodhimit të muzikës popullore, zbavitëse e tj.
A.P.