Komisioni për Çështje Europiane ku duheshe të filloj diskutimi mbi amendamentet e Ligjit për përdorim të gjuhëve, mbrëmë ishte anuluar. Nuk ka informata se kur do të mbahet dhe pse brenda natës nuk është më në ueb faqen e Parlamentit.
Mbrëmë para Parlamentit anëtarë të shoqatës “Këshilli Nacional Maqedonas”, disa orë vendosën tenda dha nga aty u larguan kur kuptuan se Ligji për përdorim të gjuhëve është tërhequr.
Kryetari i Komisionit, Artan Grubi, i cili është në vizitë pune në Bruksel, para disa ditëve njoftoi se ligjin për përdorimin e gjuhëve do ta kumtoj në ditën e alfabetit shqiptar, gjegjësisht sot. Megjithatë, Grubi thotë se diskutimi është anuluar pasi që këtë jave Parlamenti duhet të merret më çështje reformuese të rëndësishme.
A ka ndikuar paralajmërimi i euro komisarit Johanes Han, ku njoftoi se ligji për gjuhët nuk është prioritet europian?
Mbetet dilema se kush i “frikësoi” deputetët që të heqin dorë nga diskutimi i amendamenteve mbi Ligjin për përdorimin e gjuhës, komisari Han, “kampistët” para Parlamentit, lajmërimi për protestën e sotme të “Tvrdokornive”, apo …
Dehran Muratov