Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, të shtunën më 25 nëntor, ka caktuar seancë në të cilën do të emërohet Prokurori i ri Publik i Republikës së Maqedonisë. Kjo, sipas publikimit të MIA, do të jetë seanca e dytë e vazhduar e deputetëve të cilët të shtunën diskutuan për përcaktimin e mjeteve të Buxhetit 2017.
Qeveria i propozon Parlamentit për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Ljubomir Joveski, anëtarë i Këshillit për Prokuror Publik. Joveski është i propozuar për prokuror publik, i cili në bazë të procedurës të paraparë, mendim pozitiv për të kanë dhënë edhe nga Këshilli për Prokuror Publik.
Për emërim të Prokurorit Publik, Parlamenti vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Prokurori Publik ka mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë rizgjedhje. Në shpalljen për prokuror të ri publik janë paraqitur 23 kandidatë, ndërsa Këshilli për Prokuror Publik ka dhënë mendim pozitiv vetëm për dy nga të paraqiturit.
Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik është anuluar për shkak të zgjedhjeve lokale të cilat u mbanë muajin e kaluar.
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë ka mbetur pa njeriun e parë, që nga shkarkimi i Marko Zvrlevskit nga detyra më 17 gusht të këtij viti. Deri në emërimin e prokurorit të ri publik, detyrën e ushtron Liljana Spasevska.
Në kuadër të seancës së 22-të të caktuar për ditën e shtunë, siç njoftoi MIA, në rendin ditor është edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe për mbrojtje të dëshmitarëve, heqja e Ligjit për verifikim të fakteve dhe inicimin e procedurës për verifikim të përgjegjësisë për gjykatësin, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për siguri pensionale dhe invalidore, për siguri shëndetësore, për kontributet e sigurimit të detyrueshëm social dhe për akcizat, të gjitha në procedurë të shkurtë.
Parlamenti këto ditë është me agjendë të ngjeshur. Pas vizitës së mbrëmshme dhe takimet me eurokomisarin Johanes Han, sot janë caktuar disa seanca të komisioneve parlamentare dhe seanca e 21 plenare, ku në vizitë janë edhe grupi parlamentar i marrëdhënieve ndër parlamentare të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Ukrainës.
Nesër fillon diskutimi mbi amendamentet në Komisionin për Çështje Europiane për ligjin e shfrytëzimit të gjuhëve. Grupet e deputetëve të OBRM-PDUKM, LSDM dhe Besa kanë paraqitur pesëdhjetë amendamente të propozuara.
Të hënën, përsëri, më 27 nëntor duhet të filloj seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet ku në rend dite është Propozim – Buxheti për vitin 2018, ndërsa e njëjta në seancë plenare do të mund të diskutohet më 11 ose 12 dhjetor.
Parlamenti deri në fund të vitit duhet të mbaj seancë e interpelancës, e para që nga formimi i Qeverisë së re, me drejtimin e rregullt vjetor të kryetarit Gjorge Ivanov dhe për ratifikimin e marrëveshjes me Bullgarinë.