Aleanca për Shqiptarët do të qëndrojë në koalicionin qeveritar, ndërsa për ministrin e ri të shëndetësisë do të vendosin organet e partisë. “Do të emërojmë njeri i cili do të na e zbardhë fytyrën ashtu si Arben Taravari”, deklaroi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.
Në emision në televizionin Alsat-M, Sela theksoj se përkrahë idenë që ministër i shëndetësisë përsëri të jetë mjek.
“Kemi kuadër të mjaftueshëm, jo vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë, por për secilën ministri ku është nevoja. Emri i ministrit të ri, do të duhet të diskutohet me udhëheqësin e partisë. Unë jas pro idesë që ai të jetë mjek”, tha Sela.
[divide]
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.