Pas mbarimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, në rrjetet sociale është shfaqur fotografi ku shihet se si para shtabit të Besës në Fushë Topanë, ku kandidat i tyre ishte Zeqirija Ibrahimi, është vendosur ulëse e plastikës me peshqir.
Te myslimanët ekziston traditë që kur të vdes dikush, të vendoset ulëse me peshqir para shtëpisë së të ndjerit.
Në mënyrë simbolike, me siguri aktivistët e BDI, e shënuan vdekjen politike të Besës, gjegjësisht të Ibrahimit në Komunën Çair.
Fushata e zezë këto zgjedhje lokale ishte prezentë tek të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, si dhe tek aktivistët dhe simpatizuesit e tyre.
D.M.