Për shkak të dublimit të dy fletëvotimeve me numër të njëjtë serik, në gjithë komunën e Resnjes do të rinumërohen fletëvotimet, njoftoi ekipi vëzhgues i Civilit.
Në VV 1631 në Jankovec, ku anëtarët e këshillit Zgjedhor me dorë kanë numëruar fletëvotimet, kanë vërejtur se ka fletëvotim me numër të njëjtë serik.
Pasi që Këshilli Zgjedhor e ka paraqitur rastin tek Komisioni Komunal Zgjedhor, komisioni me autorizim të KSHZ në gjitha njësitë zgjedhore do t’i rinumërojë fletëvotimet.