Mijëra Katalonas mbrëmë dolën në rrugë ta festojnë referendumin për pavarësi, që u mbajt dje përkundër tentimeve të policisë spanjolle për ndalimin e qytetarëve të votojnë. Derisa ata festojnë, për kryeministrin Mariano Rahoj, nuk ka pasur referendum për pavarësim.
Referendumi në Kataloni dhe dhuna e policisë spanjolle e cila tentoi ta ndalojë, janë lajmi numër një në botë. Sandra Zhivkoviq, e cila jeton dhe studion në Barcelonë, në deklaratë për CIVIL Media e përshkroi ditën e referendumit.
“Me fillimin e referendumit, në vendvotime erdhi policia nacionale, dhe i morën kutitë e fletëvotimeve dhe materialet. Në atë moment policia demonstroi dhunë fizike mbi njerëzit që ishin aty për të votuar, ose, thjeshtë, ti mbrojnë vendvotimet. Gjoja këto shkolla anë qenë në shënjestër për arsye se politikanë të rëndësishëm të Katalonisë duhet të votojnë aty”. – dëshmon Zhivkoviq.
Në pjesën më të madhe të qytetit votimi zhvillohej në rregull, me prani vetëm të policisë Katalonase -Mososi ( e cila në rastet e lartpërmendura refuzon të intervenojë dhe qëndron anash). Edhe pse nëpër media u ngrit mjaft famë, në qytet ishte mjaft sigurt për lëvizje dhe pjesëmarrje në ngjarjet.
Në shumicën e vendvotimeve të cilat i vizitove, radhët për votim numëronin edhe nga 200-300 njerëz, të cilët të palodhur pritnin edhe nga dy orë që të votojnë, pavarësisht se jashtë binte shi. Në dalje nga vendvotimet vërehej se sa krenarë dhe të lumtur ndjehen ata që e kanë realizuar të drejtën e tyre për votim, kështu që shpesh i bënin thirrje turmës të duartrokasin ose të klithin bashkë.
Në orët e pasdites sundonte pasiguri te banorët lokal, nga ardhja e policisë. Siç kalonte koha, numri i qytetarëve që arrinin nëpër vendvotime, rritej, me qëllim ti mbrojnë kutitë votuese nga policia nacionale. “Siç afrohej koha e mbylljes së vendvotimeve, kisha ndjenjë se nuk ka mbetur njeri pa dalë në rrugë. Vetura pothuajse nuk kalonin. Të moshuar, të rinj, familje me fëmijë, invalidë, njerëz me qenë, të gjithë i mbronin hyrjet e shkollave ose qendrave ku votohej.” – thuhet në dëshminë e Zhivkoviqit.
Ndërkohë, Qeveria Katalonase në seancë bën marrëveshje për hapat e ardhshëm për shpalljen e pavarësisë nga Spanja, pas referendumit që u mbajt dje. Lideri i Katalonisë Karles Puçdemon do të kërkojë mendim për kërkesën e parlamentit katalonas që javën tjetër të votojë për deklaratën për pavarësi.
“Në këtë ditë të shpresës dhe vuajtjes, qytetarët katalonas e fituan të drejtën të kenë shtet të pavarur në formë të Republikës”, deklaroi Karles Puçdemon – Presidenti i Katalonisë.
Sipas rezultateve të para, 90% nga votuesit në referendumin e djeshëm në Kataloni, kanë votuar për pavarësi në këtë rajon të Spanjës, sipas shpalljes zyrtare të Barcelonës, në bazë të rezultateve preliminare nga votimi.
Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Katalonisë, Zhordi Turul, deklaroi se 90% nga 2,26 milionë Katalonas që kanë votuar të dielën, kanë rrethuar “po” në fletëvotim, për pavarësi. Ai tha se pothuajse 8% nga votuesit e kanë refuzuar pavarësinë , ndërsa fletëvotimet tjera kanë qenë të zbrazëta ose të pavlefshme. Ai shtoi se numërohen edhe 15.000 fletëvotime.
Turul theksoi se numri total i fletëvotimeve nuk i përfshin ato që i konfiskoi policia spanjolle gjatë sulmit të dhunshëm për pengimin e votimit. Së paku 844 qytetarë dhe 33 policë janë lënduar me brutalitet policor. Autoritetet katalonase theksuan se policia spanjolle ka mbyllur 319 nga rreth 23000 vendvotime në të cilat mund të votojnë rreth 5,3 milionë votues.
“Në këtë moment mund tu them, me fjalët më të rënda, atë që veç më e dini dhe atë që e pamë gjatë ditës së djeshme. Në Kataloni nuk pati referendum për pavarësim”, deklaroi Mariano Rahoj – kryeministri i Spanjës.
Komisioni Evropian lajmëroi se referendumi për pavarësi në Kataloni, nuk është ligjor.
Maja Ivanovska, Ermin Klimenta