• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Gjykata në Maqedoni ka mbetur në shekullin e 17!

September 15, 2017
in POLITIKË
Gjykata në Maqedoni ka mbetur në shekullin e 17!
Share on FacebookShare on Twitter

Dejan Stavriq, një nga themeluesit dhe anëtari i Komitetit për mbrojtje të të drejtave, para konferencës që do të mbahet nesër (16 shtator), për CIVIL Media flet për idetë themelore të Komitetit, për kushtet në burgun e Shutkës, dhe për luftën për vendosjen e sistemit të vërtetë ligjor në Maqedoni.

“Si i burgosur politik në kohën e VMRO – DPMNE, si viktimë e një rasti të montuar policor-politik, n karikaturën nga gjykata e atëhershme, por edhe e tanishme, më detyroi të bëhem një nga themeluesit ideorë të këtij Komiteti. Rasti im është i njohur për opinionin…Në komitetin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, janë bashkuar pothuajse të gjithë të burgosurit politik nga mandati i VMRO-DPMNE, numri nuk është i vogël, në të marrin pjesë rreth 300 deri 350 njerëz, kundërshtarë të atij regjimi”, thotë Stavriq.

Ai theksoi se ideja themelore është të kontribuojnë për realizimin e sistemit të vërtetë ligjor, të shtetit juridik: “Vërejmë se pushteti i ri ka intenca të tilla, mirëpo, gjithashtu shohim se nuk nguten tepër për zbatim”.

Për kushtet në burgun “Shkupi” të Shutkës në Shuto Orizarë, ku ishte i burgosur, Stavriq thotë se janë edhe më të këqija nga ato të Idrizovës.

“Kushtet janë të këqija, madje mendoj se kushtet në burgun “Shutka” janë më të liga se në burgun “Idrizovë”, ku ishte për vizitë kryeministri. Atje realizohet ai paraburgimi joligjor, të cilin pushteti i kaluar e zbatonte gjithë kohën dhe për shkak të cilit i gjithë gjyqësori dhe prokuroria kishte vërejtje nga Komisioni Evropian, çdo vit. Në rregull është që kryeministri e ka vizituar “Idrizovën”, duhet ta vizitojë edhe “Shutkën”, megjithatë, më me rëndësi është të punon në arsyet për mbushjen e atyre burgjeve me njerëz të pafajshëm, e këto janë prokuroria dhe gjykata”, tha Stavriq.

“Pasojat nga shkelja e të drejtave të njeriut, edhe ajo që te ne u bë gjë e zakonshme të shkelen të drejtat e njeriut në çdo procedurë gjyqësore, janë të mëdha edhe për vetë shoqërinë! Nuk ka arsye që Republika e Maqedonisë ti paguajë gabimet e disa ekzekutuesve të pushtetit, të cilët në vend se të jenë prokuror dhe gjykatës dhe ata punojnë punën e tyre, punojnë me urdhrin e dikujt, jashtë ligjit dhe jo-profesionalisht, në dëm të dikujt…Ndërsa ai dëm i dikujt, janë qindra dhe mijëra qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të cilët, të themi se nuk pajtohen me pushtetin. Kjo është shekulli i 17, dhe kjo nuk guxon të lejohet mëtej!”, theksoi d-r Stavriq në intervistën për CIVIL Media.

Teksti dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov

Tags: Dr. StavriqIdrizovëkomiteti për mbrojtjen e të drejtavekonferencëkushteshtet juridikShutkëtë burgosur politik
Next Post
Drejtësia në Maqedoni është e kidnapuar!

Drejtësia në Maqedoni është e kidnapuar!

Machiavelli për të avancuarit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom