Në drejtimin vjetor para parlamentit të BE në Strazbur, presidenti i komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dha premtim të ri për perspektivë të re të Ballkanit Perëndimor, mirëpo për vitin 2019.
Në adresimin e tij ai e ka theksuar rëndësinë e perspektivës së besueshme për zgjerimin me vendet nga Ballkani Perëndimor, nëse “dëshirojmë stabilitet më të madh në vendet fqinje”. Sipas Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, ai megjithatë e ka refuzuar mundësinë -zgjerimi i BE me ndonjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor të ndodh gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian që mbaron në vitin 2019, për arsye se kandidatët nuk janë të përgaditur!
“Është e qartë se nuk do të ketë zgjerim të mëtejmë gjatë mandatit të këtij Komisioni dhe këtij Parlamenti. Asnjë nga kandidatët nuk është i përgatitur tani! Mirëpo, më vonë, Bashkimi Evropian do të jetë më i madh nga numri i tanishëm prej 27 anëtareve. Kandidatët për anëtarësi duhet t’i japin prioritet më të madh sundimit të drejtësisë, gjykatës dhe të drejtave themelore”, ka deklaruar Junker.