Eksperti për politikë të jashtme, profesor d-r Denko Maleski, në intervju për CIVIL Media, i analizon ngjarjet aktuale mbi marrëdhëniet Maqedoni – Sërbi dhe reperkusioni i tyre ndaj procesit të përshpejtuar për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Ai e komenton rolin e opozitës maqedone në këto ngjarje dhe përparimin e përgjithshëm të shtetit në plan ndërkombëtar.
CIVIL Media: Cili është komenti Juaj për ngjarjet e fundit mbi marrëdhëniet Maqedoni – Sërbi?
Maleski: Mendoj që kjo është një situatë e re ë përshtatjes së interesave të dy shteteve sovrane, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sërbisë. Shumë gjëra që ishin të vlefshme në ish federatën, tashmë në marrëdhëniet tona nuk vlejnë. Ka gjëra mbi të cilat pajtohemi, ka gjëra ku politikat tona ndryshojnë.. Të themi, interesi ynë që së shpejti të jemi anëtare e NATO-s, nuk përputhet me interesin sërb, i cili balancon mes Rusisë dhe SHBA. Interesi ynë për të ndërtuar shoqëri inkluzive dhe multietnike është “shembull i keq” për politikën e tashme të sërbisë, e cila kërkon ndarjen e gjithçkaje që është serbe dhe asaj shqiptare, me rastin e Kosovës, fqiut tanë. Nga këtu lindin politika të ndryshme të jashtme – për përkrahjen e shtetit të ri për anëtarsimin në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen e shtetit, ndërsa nga ana tjetër, mosnjohje dhe tentim për ndarje teritoriale në vijën etnike, e cila neve si shtet nuk na konvenon, por edhe si politikë nuk e praktikojmë.
Sipas vlerësimit tim, ngjarjet e fundit mund të jenë të lidhura me humbjen e ndikimit të Beogradit ndaj politikave në Maqedoni, pasi që reagime të tilla nuk kishte në Qeverinë e kaluar. Mendoj që në bazën e kontestit qëndron humbja e ndikimit, e cila, siç edhe e pamë, është e theksuar në disa struktura.
CIVIL Media: Sa mund këto ngjarje të pengojnë në planin e Qeverisë së re, të udhëheq Maqedoninë sa më shpejtë drejtë NATO-s dhe BE-së?
MALESKI: Këto ndikime nga shtetet okulare ballkanike, ndaj një shteti më të dobët sikurse Maqedonia, edhe më tej do të vazhdojnë. Mirëpo, për dallim nga rivalitetet e dikurshme historike rreth Maqedonisë, është fakti se ne tashmë kemi një opsion, ajo është anëtarsimi sa më i shpejtë i vendit në NATO, fillimisht si aleat i sigurimit dhe i demokracisë, e pastaj edhe në BE. Kjo është alternativa e jonë. Mirëpo, për t’u shmangur intervenimeve ballkanike në punët e brendshme, neve na duhet të arrijme nivel të domosdoshëm të unitetit brenda në vend, ndërmjet të gjithave subjekteve politike, sidomos opozita duhet të kyçet në këtë detyrë. Problemi me opozitën është se ajo vështirë se do të pranoj të merr pjesë në ndonjë aleancë të brendshme, nëse nuk demokratizohet dhe nuk pastrohet nga kriminaliteti i cili e solli deri tek rënia e saj.
CIVIL Media: Duke parë qëndrimet aktuale të udhëheqsisë së OBRM-PDUKM dhe qasjen e tyre në Parlament, a do të thotë që kjo reflekton në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në shoqatat?
MALESKI: Ajo po! Varësisht tash çfarë do të zgjedhin, nëse zgjedhin të ndryshojnë veten dhe të marrin pjesë në ndërtimin e një shoqërie demokratike me qeveri të kontrolluar, e cila nuk ishte deri më tash dhe nësse kyçen në këtë, atëherë do të kontribojnë në përshpejtimin e procesit për integrimin e Maqedonisë.Nëse e pengojnë dhe kundërshtojnë, kjo përsëri do të na kushton!
CIVIL Media: A ka bazë për të dyshuar në qeverinë e mëparshme, opozitën e tashme – e cila bashkpunonte afër me Qeverinë e Sërbisë, ku kishin orientim të përbashkët pro-Rus, lidhur me ngjarjet diplomatike?
MALESKI: Është e mundur! Por, ajo që në fund u tregua është se marrëdhëniet mes shteteve, në politikën ndërkombëtare, edhe pse e rëndësishme, nuk janë vendimtare afinitetet personale të disa individëve për krijimin e aleancës me persona tjerë nga shtete tjera, por interesat bazike të shtetit, ata për të cilat e potencova në fillim. Për shembull, politika jonë për shoqëri multietnike, për shoqëri gjithëpërfshirëse, integrimin e disa grupeve etnike në një politikë të përbashkët, do të thotë që kjo politikë do ti reflekton edhe qëndrimet e atyre komuniteteve etnike, sidomos të komunitetit shqiptar, e cila është e dyta për nga madhësia në vend. Kjo është ai objektivitet, kjo do të ndikon ndaj politikës së brendshme dhe të jashtme, dhe me këtë duhet të ballafaqohet ana sërbe. Nuk është kjo çështje e zgjedhjes! Kur komunikojnë me Maqedoninë, ata nuk komunikojnë vetem me maqedonasit por më të gjithë që jetojnë këtu.
CiVIL Media: Si ekspert për politikë të jashtme, çka i rekomandoni Qeverisë së re në këtë kontekst?
MALESKI: Neve na duhen marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë. Ne duhet haptazi dhe qartë ti tregojm gjërat, të shohim se ku i kemi pikat tona të pajtimit, të punojmë në të, ti avancojmë ato… Kuptohet se kemi interese të përbashkëta, ne jemi në kufij njëri me tjetrin, kalojmë nëpër teritoret për të komuniku me Europën. Ashtu që, këto elemente të bashkëpunimit, duhet të nxiten. Dallimet që lindin nga gjendja e ndryshme e dy shteteve sovrane, si rregullimi i brendshëm, ashtu edhe vizioni për mëtutje, por kjo të punohet me mirkuptim të përbashkët. Nuk ka përse ata ti zemërohen Maqedonisë, për shkak se, të themi ajo e promovon edhe interesin e komunitetit shqiptar në Maqedoni, ajo duhet ashtu të jetë në një shoqëri multietnike, multinacionale – siç është e Maqedonisë, nëse dëshirojmë ta ruajm paqen e brendshme, stabilitetin, prosperitetin dhe të ngjasojmë më tepër me Europën, e cila i përkrah këto gjëra, normalisht më tepër, në raport me ndarjet teritoriale etnike, për të cilat angazhohet Qeveria e Sërbisë në Kosovë.
Monika Taleska