“Me padurim e presim ministrin e punëve të jashtme të Greqisë Nikos Kocias të enjten që vjen. Këto ditë në mënyrë të afërt do të bashkpunojmë lidhur me agjendën dhe lidhur me masat për ndërtim të besimit të përbashkët” deklaroi mbrëmë ministri I punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Vizita e Kocias në Shkup është vizitë kthimi, pas vizitës së Dimitrovit në Athinë në korrik. Sipas njoftimeve, vizita e Kocias është e paraparë me 30 dhe 31 gusht, përkundër njoftimeve të disa mediumeve greke dhe sërbe se vizita do të anulohet për shkak të “provokimeve të fundit të diplomatit maqedon me hartë të Maqedonisë së Madhe”. Një ndër qëllimet e vizitës së Kocias është përforcimi I besimit dhe marrëdhëniet bilateral mes dy vendeve, nëpërmjet përforcimit të Memorandumit për mirkuptim, e cila ishte e inicuar nga Kocias gjatë kohës së vizitës së tij të parë në Shkup në vitin 2015. Më parë, në mediumet maqedonase doli qëndrimi nga burime të paidentifikuara të MPJ-së, se vizita e Kocias përgatitet sipas të gjitha protokoleve.
Sipas agjencionit IBNA, Kocias në Shkup do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanon, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e punëve të jashtme Nikolla Dimitrov dhe me liderët e partive politike.
Si argument për gjoja hezitimin e diplomacisë greke, IBNA i përmendi reagimet e MPJ greke se vetem gjatë periudhës së fundit, Maqedonia gjoja dy herë ka shkelur marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995: mbajtja e shkrimit “Maqedonia” në fanelat e reprezentacionit të Maqedonisë për femra në hendboll ndër 17 vjeç në ndeshjen kundër Greqisë dhe festimi i Ilindenit në Toronto, ku konsulli maqedon Jovica Pallashevski ka folur para hartës së “Maqedonisë së Madhe”. Me 16 gusht, Athina e akuzoj qeverinë e Maqedonisë për shkeljen e marrëveshjes së përkohshme, pasi që konsulli I përgjithshëm, ka folur në eveniment ku në prapavij ka pas “simbole dhe harta iredentiste”.
Sipas ministrit Dimitrov, edhe pse evenimenti në Toronte me 2 gusht nuk ka qenë nën organizim të konsullit të përgjithshëm, “fotografimi me hartën ku bën pjesë dhe teritori I Republikës së Greqisë, nuk është politikë e MPJ-së dhe nuk është politikë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”.
“Unë si ministër I punëve të jashtme nuk do të lejoj daljet të cilat janë kundër Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Kushtetuta thotë se marrëveshjet ndërkombëtare që do të ratifikohen janë pjesë e rendit të brendshëm ligjor dhe këto do të respektohen. Republika e Maqedonisë ka interes të respekton marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995 me Republikën e Greqisë…Sot e ftojmë konsullin e përgjithshëm në konsulltime. Unë do të themeloj komision për përcaktim të përgjegjësisë…Kjo neve nuk na shkon në favor dhe kjo nuk është politikë e jona! Ne dëshirojmë anëtarsim në NATO, kjo do të thotë që nesër Greqia duhet të jetë aleat I yni, dhe ne, si Republikë e Maqedonisë, për Greqinë të jemi aleat I tyre. Për këtë arsyë dëshiroj që qartë të bëj vijë që në të ardhmën këto daljet do ti trajtojmë në formë më rigoroze dhe nuk do ti tolerojmë. Fati I këtij shteti dhe interesi I qytetarëve të saj janë më të rëndësishme që dikush të bëj një gabim të tillë!” deklaroi Dimitrov.