Qeveria në mbledhjen e sotme nuk do të diskutoj për incidentin diplomatic me Sërbinë dhe nuk do të ketë asnjë reagim plotësues mbi vendimet e palës serbe.
Sipas agjencionit “META”, pasi që Beogradi zyrtar të dielën e tërhoqi gjithë personalin e ambasadës në Shkup për konsulltime, për shkak të “aktiviteteve ofanzive intelegjente në Maqedoni kundër Sërbisë”, qeveria e Maqedonisë deklaroi se nuk do të sjell vendime të përshpejtuara lidhur me tërheqjen e diplomatëve sërb dhe se i “përshëndet njohtimet e Beogradit zyrtar për mbrojtjen e marrëdhënieve shoqërore dhe kthimin e gjendjes në kornizë të zakontë”.
“Meta” e transmeton edhe shkrimin e gazetës së Beogradit “Blic”, e cila thirret në burime anonime dhe pohon se dplomatët sërb në Shkup “pa asnjë arsye ishin të ndjekur, të detyruar dhe janë përdorur metoda frikësuese, ndërsa pjesë e presionit është bë me miratim të të huajve “.
Shefi I diplomacisë serbe, Ivica Daçiq mbrëmë deklaroi se Sërbia është për marrëdhënie shoqërore me Maqedoninë, por, lajmëron se Beogradi mund të ndryshoj qëndrimin lidhur me zbatimin e emrit kushtetues së Maqedonisë, përderisa Shkupi zyrtar do të ndryshoj qëndrimin e përmbajtur dhe do të përkrah hyrjen e Kosovës në UNESKO.
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creativë Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsulltohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla