Marrëvshja për paqe, ndërprerje të konfliktit të armatosur ose inkuadrimi në jetë të përbashkët i bashkësive etnike në Maqedoni, në vitin 2001 duhej të paraqet fillimin e një ardhmërie më të ndritshme për Maqedoninë.
Sot bëhen 16 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, si fund formal i veprimeve luftarake të cilat për disa ishin akt terrorizmi, ndërsa për tjerë luftë për liri, dhe për tjerë vendim pët destabilizim dhe vendosje nën kontrollin e vet nga një palë e tretë, e jashtme.
Për qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë ndryshimet ndër vite i sjellnin kujtimet për fëmijët e nxjerrë nga kazermat në shërbim të ushtrisë, nga shtëpitë e tyre dhe familjet, të dërguar në male, kodra dhe fshatra me tregime kundërshtuese për ndërtimin e një jete të ndryshme me fqinjët, vëllezërit, kolegët, përmes vizirit të helmetave dhe armëve.
Marrëveshjen e nënshkruajtën liderët e atëhershëm partiak dhe shtetëror, Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajskovski, Kryeministri Ljubço Georgievski, presidentët e partive, Branko Crvenkovski –LSDM, Arben Xhaferi –PDSH dhe Imer Imeri –PPD, si dhe përfaqësuesit special nga BE dhe SHBA. Në këto 16 vite, por edhe në vitet e ardhshme, kjo marrëveshje dihet ta promovojë respektimin e identitetit etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Marrëveshja e Ohrit, sipas përmbajtjes dhe qëllimit, duhet të vendos respektimin e plotë të parimit të mosdikriminimit, pëfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të bashkësive etnike në institucionet dhe trajtim të barabartë para ligjit. Marrëveshja garanton se subjektet politike, të atëhershmet, të tanishmet dhe të ardhsmet, në emër të të gjithë qytetarëve të cilët i kanë vendosur në pushtet, do të marrin përgjegjësinë për mirëmbajtjen e paqes dhe zhvillimit të çdo gjëje të vlefshme nga trashlgimia e pasur kulturore dhe bashkëjetesës në Maqedoni.
Në këto 16 vite, kjo garancë për bashkëjetesë, barazi dhe shoqëri të lirë demokratike, vazhdimisht qëndronte në këmbë të qelqit, me kalime periodike nëanën e errët të dhunës, mostolerancës, diskriminimit etnik dhe fetar, nacionalizmit dhe patriotizmit të rrejshëm.
Edhe sa vite navojiten që të luftohet beteja, të tejkalohen dallimet, të kryhet viti 2001, të mësohet para se të shkatërrohet me përsëritjen e gabimeve të njëjta? Edhe sa nevojitet për përballimin me të kaluarën dhe vazhdimin në të ardhmen? – këto janë pyetjet të cilat vazhdimisht na mundojnë në jetën e përditshme shoqërore dhe politike në vend.
CIVIL – Qendra për Liri ishte organizata e parë e shoqlërisë civile e cila e ngriti zërin kundër dhunës dhe kërkoi ndërprerje urgjente të veprimeve luftarake dhe fillimit të procesit të pajtimit në vend. Përfaqësues të Civilit ishin aktivë edhe në planin ndërkombëtar dhe kontribuan për reagim të shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni. Nëse bota reagonte me hapa vendosëse në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë pas katër viteve, ndërsa në Kosovë pas dy vite, konflikti në Maqedoni u gjet në agjrndën e bashkëisë ndërkombëtare menjëherë, ndërsa konflikti mbaroi për gjashtë muaj.
Civili ngeli organizatë aktive në domenin e paqes dhe pajtimit edhe pas mbarimit të konfliktit në vitin 2001. Qysh në filllimin e konfliktit, Civili i mobilizoi kapacitetet kreative, kështu që organizoi mega koncert vetëm shtatë ditë pas fillimit të konfliktit (24 shkurt 2001), ndërsa në muajt e verës vazhdoi me festivalin udhëtues Paqe pakufinj, i cili mbahej për çdo vit deri në vitin 2008.
Një nga projektet dhe aktivitetet e shumta është edhe “Ballafaqimi me realitetin: Kultura lokale për kujtesë” në vitin 2014. Atëherë doli edhe publikimi “Ballafaqimi me realitetin”, qëllimi i të cilit është identifikimi i ngjarjeve kyçe historike që ndikojnë në kujtesën selektive të bashkësive etnike. Njëkohësisht, kjo ishte edhe orvatje për vendosjen e kulturës së kujtesës dhe ballafaqimit me të kaluarën, që do t’i përfshijë të gjitha bashkësitë etnike, politike, gjinore, përmes kulturave dhe kujtesave inkluzive dhe konstruktive lokale dhe kujtesës në nivel të bashkësisë. Në këtë hulumtim të Civilit, viti 2001 ishte i shënuar si vit i thellimit të mostolerancës ndëretnike. Ky konflikt njëkohësisht ishte edhe hyrje në decentralizimin e vendit dhe mundësi për zhvillimin e vendit përmes respektimit të parimeve të thurura n Marrëvshjene e Ohrit.
Për fat të keq, Marëvshja e Ohrit nuk u aplikua sipas rregullave, pavarësisht nga udhëzimet e vazhdueshme nga shoqëria civile, ekspertët dhe bashkësia ndërkombëtare. Përkundrazi, ajo u keqpërdor për qëllime dhe manipulime politike. I shoqëruar edhe nga pakënaqësia nga komunitetet më të vogla etnike, kujtesës selektive dhe informatave kundërshtuese për atë se kush i pari filloi, kush më tepër ka fituar, dhe kush ka humbur, diskutimit të vazhdueshëm nëse bëhet fjalë për konflikt lufte ose terrorizëm…
Zjarret ende nuk shuhen, pyetja është se kur do të bëhet hi dhe do ti vihet fundi vitit 2001.
Biljana Jordanovska